Sociale

Priten reshje me intensitet të lartë në Vlorë, Bashkia apel qytetarëve: Bëni kujdes! Rrugët ku s'duhet të parkoni automjetet

8 Dhjetor 2024, 07:42| Përditesimi: 8 Dhjetor 2024, 13:02

  • Share

Vlora pritet të përfshihet sot nga reshje shiu me intensitet të lartë të cilat do të sjellin prurje të shumta ujërash. Bashkia e Vlorës i bën apel banorëve të tregojnë vigjilencë si dhe të mos parkojnë makinat në disa prej rrugëve të qytetit.

Kërkon të bëhet kujdes që qytetarët të mos parkojnë automjetet në zonat me risk të lartë si: "Albano&Romina", Biblioteka Publike, pranë Kishës Orthodhokse, në "Skelë" te dykalimshi, Shkolla "Halim Xhelo"

Grupet tona të Ujësjellës Kanalizime dhe Bashkisë së Vlorës, do të jenë në terren në monitorimin e situatës dhe në ndërhyrje sipas rastit nëse do të jetë e nevojshme', njofton bashkia. 

Qyteti i Vlorës u përmbyt më 4 tetor 2024, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut dhe bllokimit të kolekterolit, duke shkaktuar dëme të mëdha në biznese e banesa. Rrugët, lagjet, qendrat historike dhe  spitali i qytetit 'u pushtuan' nga reshjet e shiut që zgjatën për rreth 3 orë, ndërsa rreth 33 familje u evakuuan. 

S.B/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gezim: 07/12/2024 23:42

    Vlora u permbyt ne tetor nga papergjegjshmeria e bashkiakeve dhe patronazhisteve te ujesjellesit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?