Pritet arrestimi i tij nga SPAK, kush është Alqi Bllako

29 Mars 2022, 12:31| Përditesimi: 29 Mars 2022, 12:46

  • Share

1648548744_alqibllakoo.png

SPAK ka kërkuar sot në Kuvend lejen për të arrestuar Alqi Bllakon të përfshirë në aferën e inceneratorit të Fierit. Bllako në 2013 ai u emërua sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, e cila në atë kohë drejtohej nga ministri i LSI-së, Lefter Koka.

Më pas Bllako nisi punë si sekretar i Përgjithshëm në Presidencë pranë kreut e shtetit, Ilir Meta, pozicion që e mbajti deri në shkurt 2019, kur vendosi të largohet nga Presidenca, e për rrjedhojë edhe nga LSI-ja.

Në 2019 u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Ujësjellës-Kanalizimeve e Landfilleve dhe në 2021 u zgjodh deputet i PS në zgjedhjet e 25 Prillit, duke fituar edhe mandatin.


Lajmi kryesor:

Inceneratorët në Elbasan e Fier, tjetër akuzë për Kokën e Zoton! Në Kuvend kërkesa e SPAK për arrestimin e Alqi Bllakos! 6 të tjerë në burg e 4 ‘arrest shtëpie’! Sekuestrohen 3.3 mln € pasuri


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?