Pas ndërprerjes së pjesshme të nidhmës ushtarake amerikane ndaj Ukrinës, sulmet ruse në Ukrainë vijuan. Moska thotë se pakësimi i nidhmës ushtarake amerikane ndaj Kievit, do të afrojë fundin e luftës. Pasditen e kësaj të enjte, Donald Trump konfirmoi se do të zhvillojë një bisedë telefonike me Vladimir Putin. Më herët gjatë ditës, Politico raportoi se një telefonatë po organizohet edhe mes Presidentit Ukrainas dhe atij amerikan që pritet të ndodhë pas asaj me Putin. Shefi i Kremlinit një ditë më parë foli për 2 orë në një telefonatë me Emanuel Macron, me të cilin nuk kishte një komunikim prej thuajse 3 vitesh.
Presidenti rus Vladimir Putin konfirmon pas atij amerikan se do të zhvillojë sot një bisedë telefonike me Donald Trump. Ai nuk saktësoi se për çfarë do të flasë ekzaktësisht me Trump, por telefonata do të vijë një ditë pasi Shtëpia e Bardhë konfirmoi se ndihma ushtarake amerikane ndaj Ukrainës do të pezullohet pjesërisht, gjë të cilën Moska e ka përshëndetur pasi sipas saj, afron më shumë fundin e luftës. Komunikimi i fundit mes dy Presidentëve ndodhi në muajin Maj në një telefonatë që zgjati rreth një orë.
Lajmi kryesor:
Telefonatë 1-orëshe mes Trump dhe Putin! Lideri rus: Vazhdojmë me negociatat, por nuk tërhiqemi nga qëllimet tona në Ukrainë
A.I/ReportTv.al
