Report Tv ka siguruar foton e Leonard Luzit, 47 vjeçari i kapur në Spanjë. Luzi pritet të ekstradohet në Shqipëri pasi u kap në bashkëpunim me Interpol Madrid.
SPAK e akuzon Luzin si porositësi i atentatit të planifikuar ndaj Hajrullës dhe Ervis Matodashajt në gusht 2023.
GJKKO ka caktuar ndaj tij masën “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”.
Lajmi kryesor:
Atentati ndaj Inez Hajrullës në 2023, arrestohet në Spanjë porositësi Leonard Luzi! Pritet ekstradimi
G.K/ReportTv.al