Pritet të nis seanca e sotme plenare, e cila do të ketë në rendin e ditës dekretimin e ministrave të rinj të kabinetit qeveritar Rama.
Ndërkohë në parlament tashmë kanë mbërritur ministrat e rinj që do të betohen. I pari ka qenë Ervin Hoxha, i emëruar nga Rama si ministër i brendshëm që do të marrë vendin e Taulant Ballës.
Më tej zbriti nga makina, ministri i ri i Financave, Petrit Malaj dhe më tej u paraqit edhe ministri i ri i Mbrojtjes Pirro Vëngu.
Lajmi kryesor:
Kuvendi miraton mes tensioneve ndryshimet në Qeveri: Ja sa vota morën ministrat e rinj! Elisa Spiropali kryetare e Kuvendit
G.K//ReportTv.al