PARIS - Liverpooli fitoi 0-1 kundër PSG-së të mërkurën e 5 marsit në ndeshjen e parë për fazën e 1/8 në Champions League. Nëse sfidën e vendosi goli i Elliott në minutën e 87-të, duhet thënë se "një dorë" në këtë sukses, ose më mirë të "dyja duart" i kishte edhe portieri Alisson Becker.
Braziliani priti thuajse gjithçka (9 raste), aq sa Kvaratskhelias nuk po i besohej që sfera nuk donte të hynte në rrjetë edhe nga ndërhyrjet e "spidermanit" Alisson. UEFA e vlerësoi atë si "Njeriun e Ndeshjes", teksa edhe "SofaScore" i dha notën më të lartë, plot 9,4.
Vetë Alisson pas përballjes tha se ndoshta kjo ishte paraqitja më e mirë që ka bërë në fushë.
"Ndoshta ishte paraqitja më e mirë e jetës sime", deklaroi braziliani për “TNT Sports”.
"Trajneri na kishte paralajmëruar sa e vështirë do të ishte të luanim kundër PSG-së, sa të aftë janë parizienët me topin dhe se duhej të ishim gati për të vuajtur. E dinim çfarë na priste. Ishte një natë e shkëlqyer për ne”, tha ai.
Me nëntë pritje Alisson bllokoi gjithçka dhe me meritë mori gjithë vlerësimet e mundshme.
Alisson Becker shpallet 'Njeriu i Ndeshjes'
Komente
