Stadiumi 'Flamurtari' në Vlorë dhe investitori i KF Flamurtarit, Sinan Idrizi

Sport

Privatizimi i Flamurtarit, Këshilli Bashkiak i Vlorës drejt vendimit historik

21 Qershor, 10:01| Përditesimi: 21 Qershor, 10:08

  • Share

VLORË - Klubi i Futbollit Flamurtari është shumë pranë një prej ndryshimeve më të rëndësishme në historinë e tij, pasi privatizimi i shumëpritur pritet të nisë së shpejti. Këshilli Bashkiak i Vlorës do të mblidhet javën e ardhshme për të miratuar shtyrjen e afatit të administrimit aktual, por kësaj here me një ndryshim të rëndësishëm. Afati do të vlejë deri në nisjen e procedurës së privatizimit dhe jo më me një afat të përcaktuar njëvjeçar.

Sinan Idrizi, i cili ka administruar Flamurtarin që nga viti 2014, pritet të vazhdojë drejtimin deri në momentin kur do të zyrtarizohet kalimi te investitorët, me Idrizin që do jetë i pari që do kërkojë presidencën. Gjatë gjithë këtyre viteve, Idrizi ka mbajtur i vetëm barrën financiare të klubit, ndërsa Bashkia e Vlorës e cila është ende pronare ligjore e skuadrës, nuk ka kontribuar financiarisht për më shumë se një dekadë.

Vendimi që pritet të merret të enjten në mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak shihet si hapi i parë konkret drejt privatizimit të Flamurtarit, një kërkesë që vetë Idrizi e ka përsëritur prej vitesh.

Ky zhvillim mund të hapë një kapitull të ri për klubin vlonjat, i cili kërkon suksesin pas rikthimit në elitë pas pesë vitesh.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • V lore: 21/06/2025 16:49

    Po ai muhabet dihet qe Sinani ka qellime te tjera dhe shtyhet nga harixhijnte e Turqise. Po keshtu eshte kur nuk i del zot dikush tjeter klubit dhe skuadres

    Përgjigju
  • Chris Skela: 21/06/2025 14:59

    IIdrizi Nuk kishte mora Jo te drejtonte Flamurtarin Te Jane mire ata osumbacet qe hedhin dollaret per qellime te tjera Te jeni te sigurt qe idrizi do ta fitoj

    Përgjigju
  • Gifja: 21/06/2025 12:09

    Komplimente zoti Idrizi! Por, mos e islamizo Flamurtarin se edhe vet turku nuk do ta deshironte kete.

    Përgjigju
  • hasan: 21/06/2025 11:19

    Turp i madh se si është katandisur flamurtari i Vlorës....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni sulmin e SHBA-së ndaj impianteve bërthamore të Iranit?