Ministrja e Arsimit, Evis Kushi i ka kërkuar opozitës që të votohet pr ligji për studentët e mjekësisë përndryshe do të jetë shumë vonë. Kushi thotë se një ndihmë për ta është edhe kredia studentore.
“Nëse nuk e miratojmë sot, atëherë ne humbim një vit e dy vite kohë, ndërkohë që pas 1 apo 2 vitesh do të jetë vonë. Ne dje, miratuam skemën e kreditimit studentor, çka është një mundësi që të ndjekin studimet e larta. Studentët e Mjekësisë paguajnë një tarifë shumë të ulët krahasuar me koston. Janë të gjithë qytetarët që kontribuojnë me taksat e tyre që këta studentë të diplomohen, me tarifa minimale, madje disa prej tyre marrin bursa apo të përgjysmuara. Të gjithë këta studentë që diplomohen me kontributin e shoqërisë a nuk duhet të punojnë në vendin e tyre?”- tha Kushi.
Lajmi kryesor:
Kuvend/ Rrëzohet kërkesa e PD për interpelancë me Ramën për Ahmetajn! Pr.ligji për mjekët e rinj, Kushi: S’është antikushtetues, ta miratojmë para se të jetë vonë
G.MO//ReportTv.al