Kuvend/ Rrëzohet kërkesa e PD për interpelancë me Ramën për Ahmetajn! Pr.ligji për mjekët e rinj, Kushi: S’është antikushtetues, ta miratojmë para se të jetë vonë

20 Korrik 2023, 07:17| Përditesimi: 21 Korrik 2023, 08:23

  • Share

Pas më shumë se 12 orësh seancë plenare është duke u diskutuar projektligji për studentët e mjekësisë dhe punës me detyrim për 5 vite në Shqipëri. Ministrja e Arsimit, Evis Kushi u shpreh se qeveria ka detyrimin të garantojë shërbim shëndetësor për qytetarët

Nga ana tjetër, nënkryetari i PD-së, Gazment Bardhi ka kërkuar që studentët të futen në Kuvend dhe fjala e tyre të dëgjohet por Nikolla u shpreh se mjekët e rinj janë dëgjuar në dy Komisione Parlamentare.

Ndërkohë paraditen e sotme pas më shumë se 3 orësh debat, Kuvendi rrëzoi kërkesat e opozitës për të futur në rendin e ditës mocionin me debat dhe interepelancën me kryeministrin Edi Rama për aferën e inceneratorëve pas kërkesës së SPAK për arrestimin e ish-kryeministrit Arben Ahmetajt. Në argumentimin e mazhorancës, kërkesa e opozitës nuk është urgjente.

‘Mund të keni urgjencë ju, por jo ky Kuvend, ju mund të keni urgjencë prej daës 29 ose nuk e di, por jo ne!’- tha Toni Gogu, nënkryetar i grupit parlamentar të PS-së.

Opozita bllokoi foltoren, ndërsa garda u vu në gatishmëri për të shmangur tensionet. Edhe pas rrëzimit të kërkesave të tyre, PD nuk lejoi zhvillimin normal të seancës duke vijuar mes toneve të ashpra të kërkojnë prezencën e kryeministrit Rama në sallë. Kryeministri nuk ishte i pranishëm në sallë, ndërsa ndodhej në jug të vendit duke kryer inspektime.

Gazment Bardhi në emër të grupit të PD, tha se Rama duhet të japë llogari ku është Ahmetaj dhe kush e njoftoi ish-ministrin të arratisej. SPAK-ut i kërkoi të shpjegojë a është shpallur në kërkim Ahmetaj dhe a është caktuar masa arrest me burg për të. Ndërkohë paralajmëroi dhe se dy ministra të tjerë do të jenë së shpejti në burg për dosjen  e inceneratorëve.

'Ka dy ministra në burg po bëhen gati dhe dy ministra të tjerë ti bëjnë shoqëri dhe Rama të vijë të japë llogari. E kuptoj frikën. Ka ca kohë që kërcënon nëse ngrihet ndonjë zë do ju çoj në zgjedhje të parakohshme por frika juaj e frika e Edi Ramës nuk mund të jetë e këtij parlamenti.'- tha Bardhi.

Deputetët e opozitës kërkuan që një përfaqësi studentësh të dëgjohen në Parlament para pranimin se të miratohet ligji për studentët e mjekësisë, ndërsa kundërshtuan mes akuzash edhe projektligjet për legalizimin e kanabisit mjekësor dhe akademinë e Shkencave.

Gjithashtu u miratua ndryshimi për rendin e ditës, pasi është futur në rend dite dhe projektligji për Akademinë e Shkencave. Sipas deputeti të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, votimi u bë në mungesë të kuorumit të nevojshëm. Nikolla tha se ndryshimi i rendit të ditës u bë me 69 vota pro.

Ora 23:01
Pr/ligji për studentët e mjekësisë, Korreshi-mazhorancës në Kuvend: Mos u ngopshi

 

Deputeti demokrat është drejtuar ashpër mazhorancës për pr/ligjin për studentët e mjekësisë.

“Mos u ngopshi. Vidhni po lini studentët të na shikojnë me sy tjetër ku të na vënë stetoskopin. Vidhni se do t’u heqin ndonjë organ e s’do kini ca të vidhni pastaj.”- tha Korreshi.

Ora 20:38
Pr/ligji për studentët e mjekësisë, Manastirliu: Në këtë luftë për burime njerëzore sigurisht që do ndërtojmë instrumentet tona

1689878110_manastirliu.jpg

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu thotë se në këtë kohë përballjeje me fenomenin, është mëse e natyrshme që qeveria të marrë masa.

“Detyra jonë është të kujdesemi për shqiptarët. Në këtë lufytë për burime njerëzore, sigurisht do të ndërtojmë instrumentet tanë, që s’ëstë fare antikushtetuese. Sepse këtë bën shteti, lehtëson profesionistët dhe u jep atyre punë. Ne rritëm pagat për sistemin shëndetësore zero në qeverisjen tuaj (të opozitës). Plani ecën në shumë drejtime, s’është në një. Kemi rritur kuotat në mjekësi, të kemi më shumë mjekë që specializohen në specialitete të veçanta.”- thotë Manastirliu.

Ora 19:50
Pr ligji për mjekët e rinj, Bardhi: Studentët të futen brenda, kanë 12 orë jashtë, s’është njerëzore! Nikolla: Mos e përdor politikisht, s’do i mirëpresim

 

Kryetari i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi ka kërkuar të futen brenda studentët e mjekësisë pasi s’është njerëzore të qëndrojnë për aq kohë jashtë Parlamentit, madje kërkesa e tyre ka bazë në rregullore. Ndërkohë kjo kërkesë është kundërshtuar nga kryeparlamentarja Nikolla e cila i kërkoi mos të përdoret politikisht.

Bardhi: S’është njerëzore që studentet qëndrojnë 12 orë jashtë Kuvendit. Ndaj ju lutem lejojini ata 5 studentë të futen brenda. Bazë në rregullore e kemi, nuk kemi pse trembemi nga prania e të rinjve në seancë, jemi të detyruar.

Nikolla: Faleminderit për sfidën. Mos i përdorim studentët për qëllime politike.

Bardhi: Futi brenda

Nikolla: Kanë qenë prezent në komisione parlamentare. Nuk do t’i mirëpresim.  

Ora 19:43
Pr.ligji për studentët e mjekësisë, Kushi : Nëse nuk miratohet sot, do të jemi shumë vonë! Paguajnë tarifë shumë herë më të ulët se kostoja

 

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi i ka kërkuar opozitës që të votohet pr ligji për studentët e mjekësisë përndryshe do të jetë shumë vonë. Kushi thotë se një ndihmë për ta është edhe kredia studentore.

“Nëse nuk e miratojmë sot, atëherë ne humbim një vit e dy vite kohë, ndërkohë që pas 1 apo 2 vitesh do të jetë vonë. Ne dje, miratuam skemën e kreditimit studentor, çka është një mundësi që të ndjekin studimet e larta. Studentët e Mjekësisë paguajnë një tarifë shumë të ulët krahasuar me koston. Janë të gjithë qytetarët që kontribuojnë me taksat e tyre që këta studentë të diplomohen, me tarifa minimale, madje disa prej tyre marrin bursa apo të përgjysmuara. Të gjithë këta studentë që diplomohen me kontributin  e shoqërisë a nuk duhet të punojnë në vendin e tyre?”- tha Kushi.

Ora 19:34
Pr.ligji për mjekët e rinj, Kushi në Kuvend: S’është antikushtetues, studentët zgjedhin! Fenomeni është realitet jo vetëm për vendin tonë

 

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi është duke folur për dobinë e pr ligjit për mjekët e rinj të cilëve do t’u mbahet diploma derisa të plotësojnë detyrimin për të punuar në Shqipëri 5 vite. Kushi thotë se pr.ligji nuk është antikushtetues siç thuhet.

“Dua ta theksoj, ligji nuk 2ëhsatë antikushtetues. Nuk detyron askënd, u jep mundësi që studentët të zgjedhin. Marrëveshjen e shkruajnë ata që e ndjejnë, që pas diplomimit të punojnë në Shqipëri. Thelbi është të mbështesim më shumë ata që qëndrojnë në Shqipëri. Ligji jo vetëm që s’është antikushtetues, ligji është mekanizëm që ne të përmendim detyrimin kushtetues për të plotësuar nevojat për mjekë dhe specialistë. Të plotësojmë nevojat për burime njerëzore.

Shërbimi që marrin sot qytetarët është shumë herë më i mirë nga ai çfarë bëhej para shumë vitesh, por gjithashtu e vërtetë që kemi ende punë për të bërë. Fenomeni i largimit të mjekëve është realitet jo vetëm për Shqipërinë por edhe për rajonin e vendet e BE. Janë 1200 mjekë që janë diplomuar në Shqipëri por që punojnë në institucione shëndetësore të BE apo të OECD. Pra është 20%. Për çdo 10 studentë që diplomohen, 2 prej tyre largohen.”-thotë Kushi.

Ora 18:34
Braçe debat me Spahon: Ti, yt at, jot ëmë dhe ustai yt bashkë s’më gjeni dot një qindarkë në xhep që është e tjetërkujt! Demokrati: O qelbësirë

 

Dy deputetët e maxhorancës dhe opozitës, Erion Braçe dhe Spaho janë përfshirë në një debat në seancën e sotme plenare.

Pjesë nga debati:

Braçe: Ti, yt at, jot ëmë, bashkë me atë ustain që mban aty... bëhuni bashkë dhe merrni një gërshërë...

Spaho: Qelbësirë, rrugaç...

Braçe: Mblidhuni bashkë e merrni një gërshërë... dhe nuk keni për të gjetur kurrë një qindrakë në xhepin tim që të jetë e tjetër kujt

Ora 14:12
Nuk përmbahet Berisha, hipën në llozhën e Kuvendit dhe i drejtohet PS-së: Kanabistët në mbledhje grupi, u vendosa flamurin në ballkon

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një protestë të pazakontë ditën e sotme në Kuvend. Berisha ka ndërprerë mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS që po zhvillohej në sallën plenare pak para fillimit të seancës së Kuvendit, duke ngritur para tyre disa parulla.

“Dhe kjo është më e forta. S’ka mbledhje grupi më tani, mbylleni”, ulëriste ai.

"Kanabistët në mbledhje grupi, vendosa flamurin e tyre në ballkon"- tha më vonë ai, ndërsa publikoi dhe një video.

 

Ora 14:04
FOTOLAJM/ Taulant Ballës i urojnë detyrën, kush është deputeti që e përqafoi?

Seanca e sotme, ishte seanca e parë parlamentare e Taulant Ballës i ulur në postin e një ministri, në 18 vite karrierë si deputet i PS-së.

Më 17 korrik mori detyrën e ministrit të Brendshëm dhe sigurisht që ka ende deputetë që nuk e kanë uruar për detyrën e re.

Ndërsa në foltore ishte deputeti demokrat Flamur Noka, një koleg i tij është afruar për ta uruar. Pikërisht momentin e përqafimit të këtij deputeti e ka fokusuar fotografi i LSA-së, Malton Dibra.

E gjeni dot se kush është?Ju shfletoni fotogalerinë.

Kujdes se thinjat mund tju ngatërrojnë. Nëse nuk mundeni ta gjeni atëherë lexoni poshtë fotogalerisë.


Është deputeti socialist Paulin Sterkaj, një mik i vjetër i Taulant Ballës.
 

Ora 13:38
Kuvendi rrëzon kërkesën e opozitës për mocion me debat dhe interpelancë për inceneratorët

 

Kuvendi ka rrëzuar kërkesën e opozitës për mocion me debat dhe interpelancë me kryeministrin Edi Rama për çështjen e inceneratorëve.

‘Nuk pranohet kërkesa për mocion me debat dhe interpelanca’- tha Felaj.

Ora 13:27
FOTOLAJM/ Krifca përplaset me Korreshin, garda i hyn në mes

Seanca e sotme është përfshirë në debate mes opozitës dhe ministrave të qeverisë të cilat të pranishme në Kuvend.

Vendimi i Komisionit Europian të ndërpresë përkohësisht rimbursimet ndaj qeverisë shqiptare për financimet e projekteve në bujqësi të realizuara në kuadër të Programit IPARD II për mbështetjen e bujqësisë dhe zhvillimit rural është bërë object debati mes deputetit Korreshi dhe minsitres Krifca.

Të paktën 3 ministre që janë aty do të duhej të ishin shkarkuar. Evis Kushi u ka thënë studentëve edhe po nuk pranuat ne i marrim vendimet vetë, Evis Kushi duhej të ishte shkarkuar, tërhiqeni sot projektligjin për studentët e Mjekësisë. Ministrja e Shëndetësisë nuk mund të ishte aty, nuk ka ardhur në asnjë seancë me studentët. Dhe së treti, Krifca duhej të ishte shkarkuar menjëherë pas skandalit” deklaroi më parë deputetja Albana Vokshi.

Fotot LSA 

Ora 12:43
Debatet në Parlament për rendin e ditës, ndërpritet seanca për 30 minuta

1689848090_kuvendi.jpg

Pas bllokimit të Foltores së Kuvendit nga deputetët të opozitës, nënkryetarja e Kuvendit vendosi që të ndërpritet seanca për 30 minuta.

Ora 12:42
VIDEO/ Tensione në Kuvend, Noka kalon Gardën dhe i hedh kërkesën e studentëve Felajt, nënkryetarja: S’ka nevojë të bëni cirk, çojeni në sekretari

 

Seanca e sotme plenare është shoqëruar me tensione dhe debate të forta mes opozitës dhe mazhorancës në lidhjeme projektligjin për studentët e mjekësisë. Deputetja Zheni Gjergji kërkoi nga kryetarja e Kuvendit ngritjen e një grupi pune me qëllim që të bisedojë me studentët që ata të jenë të pranishëm në seancë

“Sapo vijmë nga një takim me studentët të cilët kërkojnë të jenë pjesë e kësaj seance ku po diskutohet e ardhmja e tyre. Ata kanë nisur një kërkesë ditën e djeshme drejtuar Kryetares Lindita Nikolla, ku kërkojnë të marrin pjesë në seancë dhe ende nuk kanë marrë ende një përgjigje”, tha Gjergji.

Në përfundim të fjalës së deputetes, ishte kolegu i saj Flamur Noka i cili u përpoq t’i dorëzonte kërkesën e studentëve nënkryetares së Kuvendit, Ermonela Felaj. Flamur Noka tentoi të kapërcente karriget e kabinetit qeverisës për të dorëzuar shkresën.

Në atë moment ndërhyri Garda dhe deputetit të PD-së iu kërkua që kërkesën ta dorëzonte në sekretarinë e Kuvendit.

“Ka sekretari, nuk jepet duke kapërcyer karriget kërkesa. I jepet sekretarisë dhe i përcillet drejtuesit të seancës. S’ka nevojë të bëni cirk, mund të sillemi si njerëz dhe të mos i vëmë në pozitë punonjësit e Gardës se nuk kanë lidhje me politikën por me pozicionin e tyre të punës”, tha Felaj.

Ora 12:27
Spiropali kërkon të largohet garda nga Foltorja, iu drejtohet deputetëve të Berishës: S’kemi frikë nga ata që kanë frikë nga vetja

Ministrja për Shtetin dhe Parlamentin Elisa Spiropali ka kërkuar që garda të largohet nga Foltorja, megjithëse kjo e fundit është uzurpuar nga deputetët e grupimit të Sali Berishës. Spiropali tha se garda mund të largohet pasi nuk kanë frikë, ndërsa opozita kryesisht deputetja Albana Vokshi dhe Flamur Noka godisnin foltoren duke krijuar zhurmë.

‘Ne i respektojmë deputetët. Garda të largohet nga Foltorja sepse ne nuk kemi frikë. Nuk kemi frikë nga ata qe kane frikë nga vetja Ne s'kemi hezituar kurrë që të përballemi me të vërtetën. Ju nuk është hera e parë që i shpallni socialistët grup i strukturuar kriminal, e keni nisur që në kohën e Fatos Nanos e me radhë. Urgjencën nuk e përcaktoni ju! Urgjenca është një term që është përcaktuar nga Kushtetuta. Pse i bie Faltores o Albana. A ju dëgjuam me orë të tëra.

Dhe prit se është shumë e bukur, ju në kërkesën me mocion thoni të flasin të parët deputetët iniciues të mocionit me debat. Tani sapo panë ato të tjerët që deputetët e Foltores duan të flasin të parin, kërkuan me urgjencë interpelancë, pra urgjencën këtu e keni mes njëri tjetrit.'- tha Spiropali.

Ora 12:10
VIDEO/ Deputetët e Berishës bllokojnë foltoren e Kuvendit

 

Deputetët e grupimit të Sali Berishës kanë bllokuar Foltoren e Kuvendit.

Ora 11:50
Balla i përgjigjet Sulës: Puno Dash mos bëj premtime kot, se ja ke marrë dorën kësaj 'lëshoj mandatin, lëshoj mandatin'

 

Ministri i Brendshëm Taulant Balla i është përgjigjur deputetit të PD-së Dashnor Sula në lidhje me deklaratën e këtij të fundit se do të japë dorëheqjen nëse vërtetohet se inceneratori i Elbasanit punon.

'Zoti Sula mos e digj mandatin kot, ose shko digje nesër ku do digjen 90 ton në impiantin e mbetjeve në Elbasan. Ka qenë në punë. Vetëm mos na digjni flamurin, se të tjerat na duhen. Mos e digj mandatin kot! Puno Dash mos bëj premtime, se ja ke marrë dorën kësaj që lëshoj mandatin lëshoj mandatin!'- tha Balla.

Ora 11:43
Opozita kërkon Ramën në Kuvend, Korreshi e zbulon ku ndodhet: Po ikte për jug, se mos ka ik pa brekë plazhi e lë nam

 

Në Kuvend po diskutohet për inceneratorët, ndërsa opozita kërkon që të jetë i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama. Në fjalën e tij në Kuvend, Saimir Korreshi zbuloi se ku ndodhet kryeministri. Sipas tij Rama po ikte për jug.

‘Për në jug po udhëtonte kryehajdutit. U ndeshëm te Bishti i Zhurit. Gruri ka mbetur pa shitur,  karkaleci na ka mbytur. Një pyetje kam, se mos ka ikur pa brekë plazhi atje e po le nam?!’- tha Korreshi.

Ora 11:34
Dash Sula: Ahmetaj burrë i zgjuar iku, do ju denoncojë një nga një! Deputeti i PD-së sfidon ministrat: Nëse inceneratori i Elbasanit punon jap dorëheqjen

 

Deputeti i PD-së Dashnor Sula sfidon maxhorancën se është gati të japë dorëheqjen nëse vërtetohet se inceneratori i Elbasanit punon.

Dashnor Sula: Inceneratoët janë skemë e pasur korruptive për të mbajtur pushtetin. Mentori ishte Arben Ahmetaj, sepse të mbash pushtetin të duhen para për të blerë votën e të varfërve. Nga 50 euro e çuat votën në 500 euro.  I përdorët për të mbyllur gojën mediave. E keni të qartë që doni të bleni dhe njerëz e drejtues të opozitës vetëm për të mos denoncuar skandalet.

Nëse inceratori i Elbasanit punon pas datës 14 maj jap dorëheqjen, punoi vetëm 2 javë për ti hedhur hi syve se u bënë mal plehrat e Elbasanit. Nuk punon inceneratori i Elbasanit. A vlen kjo serë me plasmas tek inceneratori i Tiranës?! 310 mijë euro financuar nga AZHBR?! U financuan për një serë plasmasi që nuk funksionon sot.

Ai kërkon Ramën të vijë në interpelancë në Kuvend dhe thotë se Ahmetaj u tregua njeri i zgjuar duke u larguar.

“Të mos vijë kryeministri por të na thoni kush janë personat e tjerë që të vijnë e të japin shpjegime. Arben Ahmetaj u tregua i zgjuar e bëri gjënë më të meçme që iku. Ai është tmerri juaj dhe në gjumë. Do të vijë dita që do ju denoncojë një nga një.  Të gjithë do të japin llogari kush ka futur duart tek inceneratorët" tha Sula.

Ora 11:24
Ibrahimaj në Kuvend: S'paguhet asnjë para nga buxheti për inceneratorët e Elbasanit e Fierit! Për Tiranë paguan bashkia

 

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj akuzon opozitën se po deformojnë publikun lidhur me pagesat e tre incineratorëve . Opozita kërkon interpelancë me kryeministrin Edi Rama i cili nuk është në seancë.

  "Po deformohet opinioni publik. Nuk paguhet asnjë para nga buxheti i shtetit për impiantet e trajtimit të mbetjeve të Elbasanit e Fierit. Ndërsa për impiantin e Tiranës është një fond në buxhetin e shtetit prej 200 milionë lekësh, fond kontigjence në rast të paaftësisë paguese të bashkisë së Tiranës. Kjo është transparente. E mora fjalën për të sqaruar opinionin publik. Nuk është e drejtë të goditet vendimmarrja e qeverisë në mënyrë të tillë" tha Ibrahimaj.

Ora 11:21
Korreshi shkon me shalqi me vete në Kuvend: Ja çfarë i ka ofruar qeveria fermerëve

Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi, në seancën e fundit parlamentare ka zgjedhur dot të shkojë me shalqi me vete. Sipas Korreshit, shalqiri, i cili brenda kishte njw kastravec, simbolizonte gjithçka i ka ofruar sipas tij ministria e Bujqësisë fermerëve, pas pezullimit te fondeve i PARD nga BE.

Prej shalqirit më pas nxori një kastravec, për të cilin tha se është dhurata e IPARD 3 për qeverinë që po i a nxin fytyrën Shqipërisë.

“Sot solla një shalqi në shenjë simbolike. Ky shalqi nënkupton sa i madh ishte fondi IPARD 1 dhe IPARD 3. Unë do jua hap për t’jua vërtetuar se çfarë ka brenda shalqiri.  Kjo ka ngel për të gjithë fermerët, të tjerat i hëngri Ministria me AZHBR dhe si simbol (nxjerr një kastravec), këtë na ka lënë IPARD 3-shi të gjithë shqiptarëve.  Kjo qeveri hajdute nuk i meriton votat e këtyre njerëzve, se përditë e më keq po na nxjerr bëjnë kudo përfaqësohemi", tha ai.

Ora 11:20
Berisha: Rama të vijë e të japë dorëheqjen para shqiptarëve për arratisjen e numrit 2 të qeverisë

 

Sali Berisha duke folur në sallën e parlamentit, ka akuzuar kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla se po shkel rregulloren për interesa të treshes Rama-Doshi-Gjinushi. Teksa foli për çështjen e Arben Ahmetajt, Berisha, kërkoi që Edi Rama të vijë në sallën e parlamenti dhe të sqarojë shqiptarët për arratisjen e numrit 2 të qeverisë dhe i kërkoi atij të japë dorëheqjen.

‘Kushtetuta e parlamentit thotë në mënyrë tekstuale, se një ligj nuk  mund të hyjë në rend dite pa kaluar 48 orë. Ti kryen një shkelje të rëndë ligjore të barabartë me banditët Rraja që rrihni qytetarët me shkopa bejsbolli.

Si mund ti lejosh vetes ti, një gjë të tillë. Nëse ju doni të bëni këtë gjë, ndryshoni rregulloren e parlamentit me procedurën e saj, dhe pastaj zbatoni marrëveshjen Rama-Doshi, Doshi-Rama dhe Gjinushi. Por ky është i turpshëm, është një akt i turpshëm kjo që bëni. Ky është një provokim i ulët, një shkelmim i ligjeve.

Kur kryetarja e parlamentit që duhet të jetë mbrojtëse, zbatuese kryesore e rregullores, apo kushtetutës së parlamentit e shkelmon atë me dy këmbët, për interesat e Skënder Gjinushit, Tom Doshit dhe Edi Ramës, ky është fundi i këtij parlamenti.

Kjo njëherë në radhë të parë.

Kjo e para, e dyta, ai zotëria që nxin aty me mungesën e tij duhet të vijë në parlament. Sot mbyllet parlamenti, mbyllet me faqe të zezë për shkakto tij, prandaj të vijë këtu e të dalë para shqiptarëve, sepse ka një mocion dhe një interpelancë për arratisjen nga vendi të numri 2 të qeverisë, akt i pashembullt në historinë e shtetit shqiptar në momentin që u kërkua nga drejtësia.

Kurse ju, ngriheni kundër Kushtetutës, doni të rrëzoni të drejtën me vota këtu dhe ai nuk paraqitet në Kuvend. Kush do të flasë për zv/kryeministrin? Do të flisni ju, jo ju s’keni tagër, do të flasin ministrat, jo ata  nuk kanë tagër. Duhet të vijë kryeministri këtu para shqiptarëve të kërkojë të falur, të denoncojnë arratisjen e zëvendësit të tij dhe të japë dorëheqjen. Të japë dorëheqjen, kjo është rruga dhe këtë presin shqiptarët sot prej tij.’- the Berisha.

Ora 10:47
Debati në Kuvend/ Bardhi: Rama ka frikë kërcënon të vetët me zgjedhje të parakohshme! Dy ministra të tjerë po bëhen gati të shkojnë në burg

 

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së Gazmend Bardhi nga foltorja e Kuvendit tha se Rama po kërcënon socialistët me zgjedhje të parakohshme.

Ndërkohë paralajmëroi dhe se dy ministra të tjerë do të jenë së shpejti në burg për dosjen  e inceneratorëve.

Ka dy ministra në burg po bëhen gati dhe dy ministra të tjerë ti bëjnë shoqëri dhe Rama të vijë të japë llogari. E kuptoj frikën. Ka ca kohë që kërcënon nëse ngrihet ndonjë zë do ju çoj në zgjedhje të parakohshme por frika juaj e frika e Edi Ramës nuk mund të jetë e këtij parlamenti.

Ora 10:40
Bardhi përplaset me Nikollë: Të largohet garda nga salla! S’ka arsye të shoqëroje deputetët të opozitës

 

Nënkryetari i Partisë Demokratike Gazmnet Bardhi në nisje të seancës së sotme plenare është përplasur me kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla. Pasi Berisha paraqiti një banderolë në foltoren e Kuvendit, në ambientet parlamentit u pa garda! Bardhi u shpreh se garda duhet të largohet pasi s’ka asnjë arsye që të shoqërojë deputetë e opozitës.

‘Të largohet garda nga salla, ska arsye të shoqërojë deputetët e opozitës në Foltoren e Kuvendit Ju doni të kaloni në heshtje vjen me inceneratorët. Nuk mund të kalojë kjo aferë pa dhënë llogari Edi Rama Frika e Edi Ramës nuk mund të jetë frika e këtij Parlamenti. Rama të marrë guximin e të dalë nga vrima ku është futur e të japë llogari për aferën e inceneratorëve!’- tha Bardhi.

Ora 10:32
Nis me debate Kuvendi, Berisha shpalos një banderole ‘Mafia e Plehrave! Futet në rend dite projektligji për Akademinë e Shkencave

 

Kuvendi ka nisur me debate ndërsa është miratuar ndryshimi për rendin e ditës në Kuvend pasi është futur në rend dite projektligji për Akademinë e Shkencave. Nikolla tha se ndryshimi i rendit të ditës u bë me 69 vota pro.

Ndërkohë ish-kryeministri Sali Berisha ka shpalosur një banderole në Kuvend ku shkruhet ‘mafia e plehrave’. Berisha u afrua pranë foltores së Kuvendit, i shoqëruar edhe nga deputët e grupit të tij, teksa mbanin në duar banderola të Ramës me foto kanabisi.

Ora 10:24
Tabaku: PD do të kërkojë me insistim interpelancë sot për inceneratorët

 

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, para nisjes së seancës plenare u shpreh se sot PD do të kërkojë interepelancë për inceneratorët.

‘Mbrëmë vonë mbaroi punët Kuvendi për zbatimin e MSA, PD insistoi që çështjet kryesore dhe shqetësimet të paraqiteshin atje. Ne kemi shprehur shqetësimet në lidhje me zgjedhjet. Diskutuam për lirinë e medias që është kthyer në kryefjalën e takimit të djeshëm. Elementi i tretë ka qenë korrupsioni dhe lufta ndaj korrupsionit. Sot çështja e inceneratorëve është bërë jo vetëm një akuzë e opozitës, por edhe nda drejtësia. Abuzimi me fondet e bujqësisë nga BA është sot një akuzë e certifikuar nga OLAF. Është një njollë turpi. Të gjitha këto shqetësime i shprehëm në rezolutën e përbashkët të miratuar. PD do të insistojë që të përfshirët interpelanca për inceneratorët. Ky parlament është mbledhur tre herë për interesat private të 3 personave që janë në kërkim.’- tha Tabaku.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ppp: 21/07/2023 08:18

    Ne PD po luftohet se kush do jete pasardhesi i z.Berisha.Konkurenca eshte e hapur dhe dihet nga te gjithe.Qe ta zevendesosh Berishen,duhet te behesh si ai.Duhet qe te ngrihesh kur te teket e te diskutosh,ne podium apo nga vendi,duhet te ofendosh kundershtari,ta etiketosh,duhet te shpifish,te kercenosh,etj.etj.Ne krye qe konkuron eshte Flamur Noka,bodigardi i Berishes,pasta vjen Gaz Bardhi,Tabaku,Dashi, e kafshe te tjera.Po nuk pate cilesite e Berishes nuk ben para ne PD.Te vjen keq ,sidomos per te rinjet,qe kan qene shpresa e PD. Imitimi i Berishes,nuk te sjell ne pushtet,por te ben pusht,te besdishem ,dhe fiton urrejtjen popullore.

    Përgjigju
  • Lika: 20/07/2023 23:02

    Berishes,Bashes,Bardhit,bile edhe Dash Sules i duhen fut nga nje llokum dinamiti ne bire te bythes e te ikin ne p..e semes se nuk degjohen dot.

    Përgjigju
  • Boti: 20/07/2023 20:38

    Refuzojne interpelancen me ramen per ahmetajn dhe miratojne pa prezence dhe konsultim kete trajtimin e vecante per studentet..shtet i degjeneruar

    Përgjigju
  • Pali: 20/07/2023 19:24

    Jemi nje grup shokesh.Po pime kafe dhe na del ne TV Berisha.Duke shpreh mendimin e deshiren e shume njerezve i bejm lutje Zotit dhe SPAK-ut ,na e hiq qafe Sali Berishen.Nuk durohet me.

    Përgjigju
  • Turi: 20/07/2023 18:18

    Do zoti ju nis ndonje rakete ipersonice ai Putin direkt ne parlament por ta nise kur mos te mungoje asnjeri te jene brenda te gjithe kriminelet e vendit

    Përgjigju
  • Linda: 20/07/2023 14:45

    Kishim dyshen Berisha-Metaj tani kemi 3- shen Berisha- Tabaku(Turdiu)- Bardhi! Ato tabelat qe sjell Berisha ne parlament jane pjella e mendjes se tij kriminale! Do dalin dhe llogarit bankare jasht vendit dhe te dyshes dhe te treshes e pastaj ta shofim si do behet debati me dyer te hapura ne parlament! Neperkes Tabaku ti vij turp per sjelljen e saj ne parlament se ajo i kurdis te gjitha ajo dhe Bardhi percan dhe opoziten per te mbuluar gjurmet e vjedhjeve kolosale qe kane bere si me Berishen dhe me Bashen!Ahmetaj i zbuloi vjedhjet qe ishin bere dhe ne vend qe ti denonconte u be bashkpuntor ne vazhdomin e atyre vjedhjeve!

    Përgjigju
  • e drejta: 20/07/2023 12:29

    PER FATIN E KEQ SHPELLARET NUK BEHEN DOT NJEREZ...PRANDAJ DUHET TE QENDROJNE VETEM NEPER SHPELLA, DHE FOLTORJA E RITHEMELIMIT KA VETEM SHPELLARE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?