‘Pro miratimit të një korona-bondi’, Arben Malaj: Shqipëria do të kalojë në fazë recesioni

26 Mars 2020, 02:11| Përditesimi: 26 Mars 2020, 02:19

  • Share

1585185404_Screenshot15.jpg

Ish-Ministri i Financave, Arben Malaj është shprehur pro emetimit të një eurobondi për koronavirusin. Sipas Malajt, një veprim i tillë është ide novatore e cila do të lehtësojë vendet me borxhe të larta, të kapërcejnë këtë krizë humanitare pa krijuar një krizë të rëndë financiare.

Kriza shoqërohet me rritje të papunësisë dhe varfërisë dhe ulje të të ardhurave në buxhet. Pavarësisht se bien të ardhurat shteti fillon dhe rrit shpenzimet në buxhet për shtresat sociale dhe ekonomia ushqehet për të kaluar në normalitet.

Propozimet për për bond eurobond për koronavirusin për mua janë ide novatore që do të gjejnë më shumë vend në të ardhmen. Por kriza është globale dhe zgjidhja duhet gjetur globale.

Institucionet globale para pak ditësh kanë bërë të qartë që për vendet që do t’iu rritet deficiti sepse do të bëjnë shpenzime për shëndetësinë, shtresat në nevojë, paketat për ngritjen e bizneseve, për uljen e kostos së bizneseve, fermerët do ndihmohen.  Eurobondi për koronavirus është një ide e mirë. Aty mund të angazhohen institucione të bashkimit Evropian për të asistuar në krizën financiare. Shuma që do të vihet në dispozicion do të lehtësojë endet me borxhe të larta të kapërcejnë këtë krizë humanitare pa krijuar një krizë të rëndë financiare”, është shprehur ndër të tjera Malaj.

I pyetur se, sa mund të ndikojë koronavirusi në prodhimin e brendshëm bruto dhe nëse do të mund të kalojë fazën e recesionit Shqipëria, ish-Ministri i Financave është shprehur se një gjë e tillë është e pritshme.

Recesion do të thotë se nëse ekonomia e një vendi në 2-3 mujor të njëpasnjëshëm do të ketë një rritje më të vogël, dhe unë besoj se Shqipëria do të kalojë në fazën e recesionit. Recesion nuk do të thotë që ne kemi një rritje negative, por që ti je duke shkuar drejt një krize atëherë testi ekonomik të thotë që ekonomia jote eshtë në recesion dhe ti duhet të ndërmarrësh politika ekspansioniste”, ka thënë Malaj.

Ndërsa shprehet se “krizat rrisin përgjegjshmërinë, prandaj duhet të jemi produktiv në analizat që bëjmë”, ish-Ministri i financave ka edhe disa këshilla për qeverinë.

Duhen eleminuar mbivendosjet, që duket sikur të gjitha palët bëjnë të njëjtën gjë.

Të harmonizohen politikat e bankës qendrore me atë të Ministrisë së Financës, pra të ecin në të njëjtin krah dhe të mbërrijnë tek përfituesi i fundit.

Qeveria të ketë bashkëpunim me grupet e interesit, pavarësisht se kërkesat e tyre duken në pamje të parë të tepruara. Dhe realisht, jo çdo kërkesë që bëhet nga çdo grup interesi përbën një detyrim për qeverinë, pasi në fund të fundit çdo lehtësim që qeveria do të jap, siguron rritjen e borxhit dhe po ashtu do të paguhet me taksat tona në ditët në vazhdim.

Transparencë maksimale, efektivitet maksimal dhe të punohet në një ambient ku dominon solidariteti social dhe njëlloj mirëkuptimi politik për këtë fatkeqësi”, ka përfunduar Malaj.


Lajmi kryesor:

Masat e qeverisë, Arben Malaj në 'Repolitix': Duhet njohur situata, 3 kolona që një program rimëkëmbje të funksionojë


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?