Hysen Saliko

Probleme me deklarimin e pasurisë, KPA lë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin e gjyqtarit të Apelit të Vlorës, Hysen Saliko

30 Mars 2023, 22:06| Përditesimi: 30 Mars 2023, 22:10

  • Share

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Apelit të Vlorës, Hysen Saliko.

Vendimi për shkarkimin e Salikos u mor nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në 3 gusht të vitit 2020, për shkak të problemeve me pasurinë. Pas ankimimit të bërë nga gjyqtari, trupi Trupi gjykues i KPA, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz anëtarë, la në fuqi të njëjtin vendim.

Hysen Saliko e ka filluar karrierën në sistemin gjyqësor në vitin 1994. Deri në vitin 2006, Saliko ka ushtruar detyrën si kryetar i Gjykatës Kolonjë dhe në vitin 2006 është transferuar si inspektor në ish-Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Në vitin 2010, Saliko është emëruar gjyqtar në Gjykatën e Apelit Vlorë.

Analiza e pasurisë ishte një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Gjyqtari Hysen Saliko nuk ka mundur që të justifikojë pasurinë e tij, të ngritur ndër vite.

 

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?