Moti i keq me stuhi shiu, vijon të jetë prezent në Qarkun e Lezhës, ku nuk mungojnë as problematikat.
Prej mëngjesit të së premtes, lundrimi detar për anijet vogla dhe ata të peshkimit vijon të jetë i bllokuar, përshkak të detit të trazuar.
Mjetet lundruese janë ankoruar në port dhe nuk do të lejohet lundrimi deri ditën e dielë, kur dhe është parashikuar që të ketë përmirësim të kushteve atmosferike.
Sipas të dhënave zyrtare, forca e detit ka rritur 6 deri në 7 ballë, ndërsa lartësia e dallgëve shkon deri në 2.5 metra.
Ndërkohë reshjet e shiut të cilat kanë rinisur që prej mëngjesit të së premtes, kanë rritur nivelin e prurjeve në lumenj Drin, Gjader dhe Mat, por aktualisht nuk përbëjnë rrezik për dalje nga shtrati.
Nga moti i keq ka patur dhe probkeme me furnizmin me energji elektrike pershkak të demtimit të linjave, por fale gadishmerise së Operatoit të Shpërndarjes së Energjise Elektrike defektet jane riparuar brenda nje kohe te shpejtë.
Referuar parashikimeve atmosferike moti i keq me reshje shiu pritet të shoqëroje Qarkun e Lezhës deri ditën e dielë, ndaj dhe strukturat e Mbrojtjes Civile në të tre Bashkitë e këtij qarku, Lezhë, Kurbin dhe Mirditë janë vënë në gadishmëri të plotë për ti paraprire çdo situate që mund të krijohet.
Lajmi kryesor:
Ulen temperaturat, në Theth nis bora! Shi në mbarë vendin! Bien gurë në rrugën Kukës-Shëmri, lëvizet me vështirësi
K.M/ReportTv.al