I ftuar në emisionin “Klinika 24” në Report Tv, me moderatore Doreada Mio, ishte doktor Bledar Hodo, kirurg vaskular nga Spitali Hygeia.
Problemet me sistemin vaskular janë të përhapura kohët e fundit, veçanërisht ato me venat. Një pjesë e problemeve të venave janë të trashëguara kryesisht, apo që lidhen me profesione specifike.
Doktori tha se nuk rekomandohet që të bëhet palestër e sforcuar, pa instruktor, pasi mund të krijojë probleme me venat, sidomos të këmbëve.
"Pas moshës 40 vjeç, rritet rreziku për të formuar variçe, kjo sigurisht që lidhet me aftësinë e organizmit për t’u ripërtërirë. Gratë janë më të predispozuara për të pasur variçe, në raport me burrat. Janë hormonet e grave që i bëjnë më të brishta se meshkujt, plus ndikon dhe shtatëzania. Në bazë të këshillave të mjekut, variçet mund të operohen për një zgjidhje permantente. Nëse nuk kapet në kohë problemi, mund të kemi deri në trompozë, ndaj është e nevojshme që të bëjmë kontrollet rutinë tek mjeku specialist”, shpjegoi mjeku.
Ai këshilloi se konsumi i alkoolit ndikon në mënyrë të tërthortë tek mëlçia, e cila përkeqëson gjendjen e trombet.
Rekomandohet që të konsumohet uji që të mos dehidratohet trupi. E rëndësishme është një pacienti të jetë sa më në kontakt me mjekun për kontrollet rutinë.
E ftuar në emisionin “Klinika 24” në Report TV, me autore Doreada Mio, ishte Tea Shehu, mjeke endokrinologe e cila, foli për Tiroiditin Hashimoto, që karakterizohet nga ulja e funksionit të tiroideve.
“Kur Tiroiditi Hashimoto ka disbalancime, është përgjegjës për një sërë shenjash klinike, siç janë edemat, enjtjet”, tha në fillim të bisedës mjekja, ndërsa shtoi se pas Covid-it u pa se ishin shtuar rastet me uljen e fuksionit të tiroides.
Tiroiditi Hashimoto më shpesh prek gratë, në raport me burrat dhe është një sëmundje e shpeshtë në popullatë. Por cilat janë shenjat klinike?
Së pari çrregullimet e humorit, shtimi në peshë, çregullime të ciklit menstrual, apo probleme me konstipacionin, si dhe rënia e flokëve.
“Tiroiditi Hashimoto shoqërohet shpesh me anemi, që ka të bëjë së pari me shtimin e fluksit menstrual”, tha mjekja në studio, duke shtuar se meqë Tiroiditi Hashimoto shoqërohet me ndryshim humori, shpesh rastet referohen nga mjekët psikiatër.
Ilaçet për të mbajtur në kontroll “Hashimoton” duhet të merren gjatë gjithë jetës dhe të konsumohen 30 minuta para se të konsumohet vakti i parë i ditës, duke marrë mjekimin vetëm nga mjeku specialist.
Mjekja tha se përdorimi i selemiumit, sipas studimeve, nuk ka efekte aq magjike sa mendohet për “Hashimoton”. Në fund të bisedës mjekja tha se nuk duhet të neglizhohen shenjat klinike pasi tiroidja ka efekte kudo në organizëm.
Komente
