Nga procesi për verifikim dhe rinumërim, në pallatin e sportit 'Farie Hoti'

Politikë

Procesi i rinumërimit/ KQZ nuk lejon Lëvizjen Bashkë që të ketë vëzhgues: S’janë palë interesi! Qori e ankimon në KAS (DOKUMENTI)

17 Qershor, 15:49| Përditesimi: 17 Qershor, 15:57

  • Share

1749629492_rinumeriminekas.JPG

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e lejon Lëvizjen Bashkë që të ketë vëzhgues në procesin e rinumërimit që do të nisë nesër (18 qershor) me Tiranën, për të vijuar më tej me Fierin dhe Durrësin.

Ka qenë kryekomisioneri Ilirjan Celibashi që ka marrë vendimin, me argumentet se subjekti politik nuk ka interes të ligjshëm.

Gazetarja Esiona Konomi informon se janë lejuar vëzhgues vetëm nga PS, PD, Mundësia dhe Shqipëria Bëhet, që janë palë interesi në këtë proces.

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, pas këtij refuzimi mësohet se është ankuar në KAS, përmes kësaj shkrese dhe kërkon që të jetë prezent në procesin e rinimërimit që do zhvillohet në pallatin e sportit “Farie Hoti” në Tiranë.


Lajmi kryesor:

Hapen 94 kutitë e Gramshit dhe Peqinit/ ‘Zhduket treni bullgar’, PD gjen vetëm mospërputhje të vogla! Nesër rinumërohet Tirana


A.Q/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se rinumërimi i 44% të kutive të votimit do ndryshojë rezultatin?