Kryenegociatorja Dhuka tek 'Integrimi'/ Deputeti i PS-se: Administrata për të ardhur keq, s'dinë as për e-mail! Dhuka: S'pajtohem

4 Qershor, 11:30| Përditesimi: 15 Nëntor, 15:45

  • Share

Në Komisionin për Çështjet Europiane po mbahet një seancë dëgjimore me Ministren e Shtetit dhe Kryenegociatoren znj. Majlinda Dhuka lidhur me raportin mbi negociatat dhe integrimin evropian, për periudhën raportuese: janar – mars 2024 dhe angazhimet e marra në kuadër të Procesit të Berlinit dhe ecuria e tyre.

Investigimi i Rai 3 lidhur me marrëveshjen për cështjen e emigrantëve, akuzat e ish zv/ministrit Arben Ahmetaj dhe intervista e kryeministrit Edi Rama  u bënë object debati edhe në këtë seancë

Deputeti i PD-së Kreshnik Çollaku ngriti pyetjen: Sa e ndihmojnë qeverinë shqiptare akuzat e ish zv/ kryeministrit karshi Kryeministrit

Majlinda Dhuka: Kjo nuk është një cështje e lidhur drejtëpërdrejtë me cështjet e integrimit dhe do të kërkoja mirëkuptimin tuaj për të mos u shprehur’ 

Çollaku: Akuzat e Ahmetaj për kryeministrin janë pengesa kryesore që Shqipëria nuk mund të bëhet anëtare e BE. Lidhjet e tij me krimin

Unë e vlerësoj etikisht heshtjen tuaj për këtë pyetje, por akuzat e një ish-zv kryeministri karshi kryeministrit për lidhje me krimin e organizuar është një mospërgjigje që Shqipëria nuk ja jep dot kërkesës kryesore për integrim dhe vendeve aleate. Vendi anëtar i BE me një kryeministër që akuzohet nga zëvendësi i tij e ka të pamundur të jetë anëtare e familjes europiane. Pyetja ime ishte nëse kjo e pengon apo Shqipërinë.

Deputeti i PS-se, Krashi ngriti shqetësimin për profesionalitetin e administratës

Lavrdim Krashi: Administrata shqiptare është për të ardhur keq. “Çfarë keni identifikuar? Cilat keni përcaktuar si pikat e dobëta? Përsa I takon administratës publike  që është në nivle për të ardhur keq. Sidomos autoritetet lokale mënyra se si i presin njerëzit është për të ardhur keq.

 Majlinda Dhuka: Nuk ndaj të njëjtin mendim me ju se administrate është për të ardhur keq përkundrazi ka profesinistë të shkëlqyer që është konsideratë jo e imja por edhe e BE-së. Unë punoj prej 3 dekadash në administratë dhe jam pozitivisht e suprizuar. Shqipëria ka një kapërcim të jashtëzakonshëm në ofrimin e shërbimeve publike, dixhitalizimit. Unë do të kërkoja fuqinë e udhëheqjes së kuvendit të Shqipërisë në Procesin e Integrimit.

Krashi: Administrata publike në nivel lokal, nuk e dinë që ekziston email.


Lajmi kryesor:

Akuzat e Ahmetajt në RAI3 trazojnë politikën, Çollaku tek "Integrimi': SPAK t'i hetojë! Rama ose ish zëvendësi i tij të merret i pandehur


S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?