Kronikë
Top 24

Procesverbalet/ Sali Berisha del blof për përdhunimin në Kavajë

8 Shkurt 2019, 13:45| Përditesimi: 8 Shkurt 2019, 15:46

  • Share

Pas botimit  të dokumenteve  zyrtare nga Report Tv, tashmë një pjesë e madhe e opinionit publik e ka të qartë që arrestimi i përdhunuesve  të mitur të Kavajës, u bë disa ditë para denoncimit në facebook të Sali Berishës, duke zbuluar kështu edhe një herë blofin e ish kryeministrit, i cili edhe dje në kuvend pretendonte që shkolla dhe policia e kanë fshehur skandalin, dhe u detyruan të reagonin vetëm pas denoncimit të tij në facebook. Berisha e ka denoncuar ngjarjen në datën 3 shkurt ndërkohë që rezulton qartë edhe nga këto dokumente të gjetura sot nga Report Tv,  se atë ditë  fajtorët ishin tashmë në pranga.

Raporti nga salla operative e Drejtoria e Policisë së Kavajës që Report TV i publikon ekskluzivisht, mban datën 02.02.2019 dhe theksohet se në orën 08.30 në Komisariatin e Policisë së Kavajës janë shoqëruar 7 adoleshentët. Theksohet se shoqërimi i tyre është bërë nga Policia Kriminale në bashkëpunim me Policinë e Rendit dhe për këto shoqërime është njoftuar Shefi dhe zëvendës shefi i komisariatit. Në një tjetër procesverbal, i mbajtur  posaçërisht për një prej adoleshentëve të ndaluar janë specifikuar të gjitha hapat e ndjekur.

Edhe ky procesverbal është mbajtur po në datën 2 shkurt në orën 11: 30 dhe është pikërisht njohja e të arrestuarit me “masën e sigurisë” të dhënë nga Gjykata e Durrësit, seksioni për të mitur në datë 1 shkurt. Ky dokument përveçse nga dy oficerët e Policisë Gjyqësore Orjeta Kërçuku dhe Samir Kazasi është firmosur edhe nga i mituri i arrestuar, avokati i tij, psikologja dhe nga prindi i tij.

Raporti nga salla operative e Drejtoria e Policisë së Kavajës


Data e postimit te Sali Berishes ne Facebook

Kjo praktikë policore me pesë firma, mes tyre edhe pala e akuzuar i jep fund aludimeve për mosveprim nga ana e policisë para shkrimit të Sali Berishës në Facebook, që është bërë për herë të parë vetëm në datën 3 shkurt. Në fakt ngjarja u zhbllokua nga personeli i shkollës në datë 25 shkurt,teksa menjëherë e kanë informuar prindërit  e vajzës. Denoncimi në polici është bërë në datën 29 janar nga prindërit, në datën 30 materialet janë referuar në prokurori ndërsa në 31 është kërkuar masë sigurie në Gjykatë.

Më datë 1 shkurt gjykata ka lëshuar urdhër arrestet dhe në datën 2 shkurt 7 nga 8 abuzuesit ishin në qeli. Postimi i Berishës në Facebook është bërë vetëm pasi të gjitha procedurat ishin kryer dhe të miturit ishin në qeli. Nga ana tjetër edhe në dosjen e referuar në Gjykatë, Prokurorja e çështjes ka specifikuar se denoncimi i prindërve u mor nga policia vetëm pas garantimit që iu bë familjarëve se kjo çështje nuk do të bëhej publike për të mos dëmtuarën të miturën e abuzuar. Por edhe kjo garanci duket se nuk ka mjaftuar pasi opozita prej ditësh e përdor si kauzë politike për të sulmuar qeverinë, duke bërë publike mes të tjerave  edhe shkollën  që  frekuentonte  viktima, një detaj sensitive qe as gjykata nuk e ka përmendur në dosjen e kësaj çështjeje pikërisht për të mbrojtur identitetin e vajzës.

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • 007: 08/02/2019 22:31

    Ky DIGITALI yne eshte nje rrot k***qe se ka shokun.por ju si gazetar serioz beni mire ta bojkotoni se ju bie vlera.se ky digitali i shkret si ka ngelur ndonje vler njerzore

    Përgjigju
  • redi: 08/02/2019 16:10

    Doktorri ka nuhatje si dedektiv , dhe ne disa raste ka dhene njoftime te sakta , se kot nuk i ka ushtaret ne organet ligj zbatuese , por ne shumicen e njoftimeve ne katunari digjital jane shpifje . A do ngopet ndonje here doktorri tu rrejt ?

    Përgjigju
  • Lexues: 08/02/2019 15:08

    Ka ndonje menyre per ta verifikuar publikisht kete cope leter???? Jo

    Përgjigju
    • Babalja: 08/02/2019 19:46

      Syte te placin se jane letra me vule dhe firme.

  • Babalja: 08/02/2019 15:04

    Kanceri i raft ne rrulin e fytit qe kurre mos te flas me.

    Përgjigju
  • Rruqja: 08/02/2019 14:42

    O Beni po te kishte halla k**e do ti thonim xhaxha .por themi per nje hajvan qe ka qen predident krueminister te mbjelli vetem ferra me gjemba ose ta kalij jeten tek vrima e celsit tek dera e tjetrit .Burrat ja burra dhe jo p.sh u ra .Per moshen qe ka duhet ta mbylli halen se kue ishte ne pushtet vetem gjak ka mbjell .

    Përgjigju
  • Alidemsi Vjeter: 08/02/2019 14:22

    C`fare pritet nga Shtrigani Plak.....

    Përgjigju
  • Tata: 08/02/2019 14:21

    I dalshin syte o zot se terboi boten me budallalliqe ne te patriotizmit.Kur ishte ne pushtet ishte tamam mbret tani qe ka k**et ne duar ben si qen i lidhur .

    Përgjigju
  • Beni: 08/02/2019 13:56

    Po te mos ishte berisha, ju as nuk do e kishit mesuar kete ngjarje e nuk do detyrohesj lleshi me uya dhene keto doukmentet me i nxjuerre sot ju.Te fala sajes

    Përgjigju
    • njerez te trash: 08/02/2019 15:27

      Sa te trash mban kjo toke?sa analfabet mban kjo toke?

    • Babalja: 08/02/2019 15:03

      Ok mor kaqol, te duket mire ti qe familja e 13 vjecares te perballet edhe me histerite e salehut&mediat? Mjafton qe adolishentet te marin denimin e tyre, dhe jo te behet politike ne kurriz te viktimave.

  • Sondazhi i ditës:

    A do e ndihmojë PD-në në fushatë strategu i Trump, LaCivita?