Prodhim i lartë në Konispol, këtë vit 50 mijë ton mandarina! Eksportohen në Ballkan dhe Europën Lindore

26 Nëntor 2022, 15:45| Përditesimi: 26 Nëntor 2022, 15:56

  • Share

Prodhimi i mandarinave këtë vit në zonën e Konispolit është i bollshëm dhe pritet të shkojë në më shumë se 50 mijë tonë. Mandarinat dhe agrumet e tjera  angazhojnë  pothuajse të gjithë banorët e Bashkisë Konispol, por gjenerojnë edhe punësim për banorë të tjerë nga zona të Ksamit, Delvinës dhe rrethe të tjera.

“Prodhimi është në rritje sepse dalin në prodhim pemët e reja. Po malli tërhiqet, ka treg”, tha fermeri Stefan Lokoshi.

Mandarinat e zonës së Konsipolit vlerësohen të një cilësie të lartë dhe prodhim pa pesticide të dëmshme dhe kjo bën që produkti të kërkohet nga tregjet në vendet e tjera të Ballkanit dhe Europës Lindore.

“Tregjet tona janë në Poloni, Çeki, Moldani tani së fundmi Kroaci, Mali i Zi dhe Serbi. Për punëtorët e kemi vështirë për shkak të emigrimit, por kemi punësuar nga qytete të tjera si Delvina, Ksamili. Ka prodhim dhe treg, por e vetmja gjë që mungon është energjia sapo bie shi ikin dritat”, tha  Arjol Shero eksportues i agrumeve.

Përveç mandarinave, në fermat e Konispolit kultivohen edhe kivi, por që prodhuesit shprehen se përballen me vështirësi në treg, pasi prodhimi nuk po gjen shitje as në tregun vendas.

“Nga 2013 kemi mbjellë përpos mandariave edhe kivi. Çmimi në tregun vendas është në rënie”, tha një tjetër fermer që kulvion kivi.

Shumica e banorëve të Konispolit kanë kultivuar në fermat e tyre agrume dhe vit pas viti prodhimi shënon rritje duke e kthyer në sektorin bazë të ekomisë së zonës.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • vlonjati: 26/11/2022 18:47

    dhjetefishoni siperfaqen me kete frut te bekuar,mandarinen,,,por mos harroni te 10-fishoni sip..me portokalle,,limona,ullinj,,pjeshke,,,rrush,,kiwi,,arra, ,,etj,,,,,asnje cm toke-koder-mal mos lini pa mbjelle ne jug,,kemi nje klime te mrekullueshme,,,dhe toke te mrekullueshme...,,

    Përgjigju
    • Tironsi: 27/11/2022 02:01

      PO KE SHUME TE DREJTE. PO GRANTET E BE ME MILIONA EURO I MARIN KUSHURINJT E POLITIKANEVE MAJTAS DJTHTAS DHE BEN QIMJA MES TYRE. E BEJN BAR LOKALE "AGROTURZMI". EMISIONI "TOP STORY" I NXORI ME EMRA E MBIEMRA. FERMERET E SHKRET QE NXJERIN DJERS E ROPATEN NUK PERFITOJNE ASGJE NE TE SHUMTEN E RASTEVE.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?