Municione për Ukrainën? Rama: I thamë 'PO' Zelenskyt! Të kemi industrinë tonë, ringjallim infrastrukturën e vjetër ushtarake

29 Shkurt, 13:22| Përditesimi: 29 Shkurt, 15:44

  • Share

TIRANË- Vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë 'po' propozimit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelesnky për të bashkëprodhuar municione për të furnizuar Ukrainën, e cila ndodhet nën agresionin rus prej 2 vitesh. Lajmi është bërë me dije nga kryeministri Edi Rama, i cili thotë se nuk ka qenë vetëm Shqipëria që ka rënë dakord me këtë propozim, ndërsa theksoi se gjithçka do ta bëjnë në bashkëpunim me aleatët.

"Propozimi i Zelenskyt nuk ka asgjë të jashtëzakonshme, Zelensky na foli për mundësinë e bashkëpunimit që do të thotë investimi, prodhimi dhe bashkëpunimi. Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria. Ky është një proces, e dimë që duhet të investojmë më shumë në mbrojtje si çdo kush tjetër dhe gjitha që mund të bëjmë në këtë drejtim do ta bëjmë. Do ta bëjmë këtë me aleatët tanë dhe jo me të tjerët”, tha Rama në konferencën për shtyp me komisionierin Varhelyi pas samitit BE-Ballkani Perëndimor. 

Kreu i qeverisë thotë synon që të futen edhe vetë në këtë industri dhe po punojnë për të gjetur partnerët dhe marrëveshjen e duhur. Sipas Ramës do duhet të rigjallërohet infrastruktura e vjetër për prodhimin e municioneve. Është ende e paqartë se ku konsiston, prodhimi i përbashkët i armatimit, por nuk përjashtohet mundësia që mund të futet në lojë, fabrika e Poliçanit.

“Sa i takon industrisë ushtarake dhe prodhimit të armëve, ne, Serbia, Bosnja, apo Kroacia nuk kemi një industri prodhuese të mjeteve ushtarake. Duam ta kemi së pari për veten tonë. Kemi punuar dhe po punojmë që të gjejmë marrëveshjen e duhur, partnerët e duhur, të ringjallim infrastrukturën tonë të vjetër", u shpreh kryeministri. 

Çfarë deklaroi dje presidenti Volodymyr Zelensky në samitin për Ukrainën në Tiranë?

Ishte vetë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky që zbuloi dje se gjatë samitit të Ukrainës në Tiranë ka propozuar bashkëprodhim municionesh me vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

"Kemi 500 kompani në fushën e mbrojtjes që operojnë në Ukrainë në fusha të ndryshme. Por nuk mjafton kjo të fitojmë mbi Putinin. Ne shikojmë probleme edhe në ofertën për sa i përket municioneve të cilat ndikojnë kapacitetin tonë në fushat e betejës dhe prandaj jemi të interesuar në bashkëprodhimin e municioneve bashkë me ju dhe me partnerët tanë. Ekipi ynë i qeverisë sonë do të prezantojë të gjitha detajet. Ne propozojmë që të organizohet një forum i posaçëm për sigurinë e mbrojtjes mes Ukrainës dhe Ballkanit qoftë në Kiev apo një nga kryeqytetet tuaja"  tha Zelensky.

Kush mori pjesë në samitin për Ukrainën në Tiranë më 28 shkurt? 
-Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky
-Presidentja e Moldavisë Maia Sandu
-Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani
-Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç
-Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski
-Kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës, Borjana Kristo
-Kryeministri kroat, Andrej Plenkovic  

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • edi: 01/03/2024 09:51

    Na duhen armet,edhe ligji per ushtrine me detyrim qe te kalojne kohen pensionistat sepse me pensionin qe marrin nuk mund te pijne as kafe ne klub.

    Përgjigju
  • Populli: 29/02/2024 21:25

    Rusia ekonimia e 5 e botes, duke kaluar edhe Japonine, kurse ky i joni shkon e lidhet pas qerres se Zele komikut...

    Përgjigju
  • insh: 29/02/2024 21:03

    o maskara i qelbur dhe skllavi i Soros

    Përgjigju
  • Kasem Gahinjit: 29/02/2024 18:26

    Cthoni keshtu bre krieminister,te ringjallesh industrie e Enverit?E CNA duhet? Nese Duam te ndihmojme ukrainen furnizoheni me njerez te papune,blini arme e municionet nga Miku i madh SHaBAn dhe dergoini ne ukraineFilloje me njerezit e tu,Mbase fitojne miliona.Shqiperine nuk e kercenon asgje,ndaj tynelet dhe kombinatet ushtarake ktheini ne bunkart per turiste.He me te lumte.

    Përgjigju
  • Fshatari largohet nga fshati por jo fshati nga fshatari: 29/02/2024 15:59

    Se kemi pellazget per pune ata do shkojn te punojn ne polican! Pellazget nuk ja shuar ketu e 8000 vjet, ne 2050 do shtohen me shume.

    Përgjigju
  • Ring: 29/02/2024 15:37

    Hahahaha here tjeter kur te ngrini gishtat lart mendoni para se te shkateroni nga themelet cdo gje. Pas 33 vjeteve ktheheni dhe kerkoni bunkeret e xhaxhit qe keni 33 vjet qe i peshtyni. Plehra demokratike. Industria do kapital njerezore? Kush do shkoj te punoj ne Polican? Ne nuk gjejne dot kamarier apo barinj e jo me inxhiniera e specialiste. Ata i hoqem dhe i lame pa buk se na prentuan parajsen hajdute e 90.

    Përgjigju
  • shqip: 29/02/2024 15:35

    Duke qene se si popull kemi memorje te shkurte Une mendoj qe duhet te prodhojme arme dhe te mbushim depozitat me armatim. Qe kur te perseritet viti 97 te jemi te armatosur e ta bejme fora. 2050 do e gjej shqiperine pa shqiptare vec do tradhetar te pasur qe do predikojne qe jane bijte e Teutes. Voto popull per shuarjen tende.

    Përgjigju
  • Koli: 29/02/2024 15:27

    Ringritja e infrastruktures prodhuese ushtarake dhe modernizimi i saj per prodhim te armeve te gjenerates se fundit eshte domosdoshmeri per mbi jete den dhe progresin e vendit tone!

    Përgjigju
    • Koli: 29/02/2024 21:56

      Ajo qe mendoj une eshte se kemi pasur dhe ndoshta kemi felliqesitat ne krye te vendit, sharlatane dhe hajdute si dhe agjente te serbit dhe grekut qe kane punuar per ta shkaterruar kete vend ne cdo sektor! Dhe ja kane arritur! Por perseri shpresa dhe deshira dhe ndoshta patriotizmi nacionalist me thone se ka ardhur koha qe monstrat e politikes Shqipetare e kane kuptuar se: ky vend qe i pasuroi felliqesirat e politikes ky vend qe u dha gjithshka , duhet mbrojtur! Pasi fundi fundit mbrojne edhe veten e tyre si dhe pasurite e plackitura! Populli gjithmone ne lufte me te perditshmen do jete por mendoj se meritojme dinjitetin qe na eshte shkelur gjithmone! Dhe fuqia ushtarake eshte dinjiteti i nje vendi, pasuria e qytetareve shkon krah saj! I duam te dyja! Shpresojme!

    • Pensionisti: 29/02/2024 16:22

      Mire e ke o Kol por ja qe per 33 vjet na thane nuk kemi nevoj per armatime se do na mbroj NATO.

  • Or tej: 29/02/2024 14:50

    Fut ne pune parate e pista ose te oligarkeve dhe ndertoni fabrika armesh or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Tefta: 29/02/2024 14:40

    Po aleksi me ca tagri ishte aty apo si perfaqsues i degjenerimit te shoqeris se hapur

    Përgjigju
    • Per gjini: 01/03/2024 09:10

      Fiks o vlla, keta lan nam.

    • Gjini: 01/03/2024 03:32

      Kur e gjykon edhe ti Aleksin, u shofte kjo dynja. Si miushe e rjepur lufton per 300evro, ndersa Aleksi dhuron me qindra miliona apo miliarda qe bota te ndryshoj, te jete me paqesore.

  • Lushka: 29/02/2024 14:05

    Po pse ore kryeminister sa do vazhdoj lufta deri ne infinit... ah medet per avancat ne qeveri ne vend te mbash popullin tend merresh me luftera boterore e samite o i gjor.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?