‘Profesionisti’, komedia e zezë për dosjet të ish-Sigurimit! Leka Bungo në Vlorë me veprën e Dushan Kovaçeviç

18 Janar 2023, 09:31| Përditesimi: 18 Janar 2023, 09:47

  • Share

Rreth gjysëm shekulli me parë në skenën “Petro Marko”  erdhi me dramën “Në Plate” të Fatos Arapit. Sot është rikthyer në me një tjetër ngasje. Regjisori Leka Bungo po përgatit vënien në Teatrin e Vlorës shfaqjen “Profesionisti”, një komedi e trishtë, vepër e dramaturgut të shquar Dushan Kovaçeviç.

Pjesë e kastit të aktorëve, i madhi Viktor Zhusti tregon për pjesëmarrjen për herë të parë në një shfaqje në teatrin “Petro Marko”.

Komedia e zezë e Kovaçeviçit trajton një nga temat më të nxehta të shoqërisë shqiptare në ditët e sotme, hapjen e dosjeve të bashkëpunëtorëve të sigurimit gjatë regjimit komunist.

Po ku bashkohet  dhe ku ndahet njeriu Viktor Zhusti nga aktori i komedisë së zezë, Llukani.

Zhusti e ka dhe një mesazh për spektatorin ardashës vlonjat ,pse ai duhet të ulet në në sallën “Petro Marko” e të ndjekë shfaqjen “Profesionisti”.

Veper  e dramaturgut të shquar Dushan Kovaçeviç me regji të Leka Bungos, skenografi të Drini Shehut, formulim muzike të Artur Dhamos dhe me një kast të zgjedhur aktorësh “Profesionisti” do të nisë shfaqjet e tij në 20 janar.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?