Arta Marku, Sokol Stojani dhe Ina Rama

Profil/ Njeriu i besuar i Ina Ramës dhe Arta Markut, kush është Sokol Stojani, prokurori i liruar nga detyra

21 Shtator 2018, 12:56| Përditesimi: 21 Shtator 2018, 14:42

  • Share

Sokol Stojani i liruar nga detyra më 19 shtator, për shkelje siç argumenton Prokuroria e Përgjithshme, rezulton të jetë një nga njerëzit më të rëndësishëm në organin e prokurorisë. Ai njihet si bashkëpunëtori më i afërt i ish-kryeprokurores Ina Rama, ndërsa arriti të fitonte edhe besimin e kryeprokurores së re Arta Marku.

Në janar të vitit 2018, me emërimin e kryeprokurores së re Arta Marku, prokurori Stojani, u bë një nga bashkëpunëtorët më të afërt të saj. Pas shkrirjes së Drejtorisë së Hetimit dhe përfshirjen e saj në atë të Inspektimit, Sokol Stojani është emëruar në krye të saj. Ky prokuror, në kohën kur akuza drejtohej ndaj Ina Rama ka qenë në krye të Drejtorisë së Hetimit.

Pavarësisht besimit që i dha zonja Marku më 19 shtator ai rezulton të jetë liruar nga detyra. Gazetari Elton Qyno raportoi për Shqiptarja.com dhe Report TV se një vendim i tillë bëhet për shkak se ai nuk pranoi të hetonte prokurorët rebelë që s’pranun dosjen Shullazi. Prokuroria e Përgjithshme e mohon një fakt të tillë. E deri në zbardhje ne së vërtetës mund të themi që Stojani është një nga njerëzit me karrierën më të gjatë brenda organit qendror të akuzës. Ai ka hetuar çështje me peshë si 21 janari, tragjedia e Gërdecit apo skandali i pasaportave.

Komento

Komente

  • Sudja: 21/09/2018 14:38

    Ky Sokoli bente te fortin me qyqaret e gjyqit te Gerdecit se e kishte ngarkuar me pun et erendesishme Ina Rama e Bamir Topi ne darke. Do i dali dhe ketij ndonje pulle teper mos e vrase mendjen

    Përgjigju
  • agim: 21/09/2018 14:35

    Vetem nje Rrapo Mine,1.50 cm gjatsi mbante shtetin ne kembe dikur,tani me dhjetra cjepe smunde te mbrojne nje propozim ne gjykate per tu denuar nje kriminel,bile dhe ky i vogel.

    Përgjigju
  • agim: 21/09/2018 14:34

    Sokol M**i,asnje ceshtje ska perfunduar nga ai,askush nuk eshte denuar nga ai,e dime qe denimin e jep gjykata,po kemgngulja e tij ka qeene vetem me marre para. KY m*t dhe shume te tjere duhet larguar sa me pare,ose vendosni prokuror e shtet ose lirone vendin Popullit i ka ardhur laku ne fyti nga te komprometuarit

    Përgjigju
  • Faiku: 21/09/2018 13:02

    Sokol Stojani i degraduar nga alkooli te cilin e konsumonte bashke me te inkriminuar mbrapa kinema agimit. Duhej larguar me kohe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?