Në një postim në Facebook pas një takimi me biznese turistike në Sarandë, deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ngriti shqetësime mbi gjendjen e infrastrukturës turistike në qytet dhe premtimet për një qasje të re me ardhjen në pushtet të PD.
“Turizëm pa ujë të pijshëm! Pa infrastrukturë, pa transport publik, pa jetë kulturore, me gjoba dhe kërcënime për afrofe në tatime dhe taksa” - shkruan Zhupa, duke denoncuar situatën aktuale.
Sipas saj, impiantet e ujërave të zeza në Sarandë, të ndërtuara me fondet e taksapaguesve, nuk funksionojnë, për shkak se bashkitë nuk paguajnë energjinë elektrike, duke detyruar sipërmarrësit të blejnë pajisje të përkohshme për trajtimin e ujërave të ndotura.
Postimi i Ina Zhupës:
Një bisedë me disa biznese turistike në Sarandë!
Turizëm pa ujë të pijshëm! Turizëm pa infrastrukturë, pa trasport publik, turizëm pa jetë kulturore, turizëm me gjoba dhe kërcënime për afrofe në tatime dhe taksa.
Në Sarandë, impiantet e ujërave të zeza, të ndërtuar me paratë e taksapaguesve, nuk funksionojnë. Dhe i detyrojnë sipërmarrësit të blejnë ca aparatura për trajtim të përkohshëm, në një kohë kur është një gjobë shtesë ndaj tyre është absurde sepse bashkitë nuk paguajnë energjinë për të funksionuar impantet e përpunimit të ujërave të zeza.
Kjo gjendje merr fund me qeverisjen e Partisë Demokratike!
Shteti do marrë përsipër një pjesë të pagave të punonjësve të industrisë turistike jashtë sezoneve.
Investimi në kulturë, mbrojtja e trashëgimisë, diversifikimi i ofertave për turizëm gjithë vjetor, jo vetëm veror.
Ne do investojmë për infrastrukturën turistike
Merr zgjidhje përfundimtare problemi i ujërave të zeza, dhe e sposton turizmin në nivel tjetër, vendosim flamujt blu në të gjithë brigjet tona.
Komente
