7 koncesione të reja është parashikuar të hapen në vitin e ardhshëm. Sipas relacionit të projektbuxhetit të vitit 2022 të depozituar sot në Kuvend, thuhet se janë 214,488 miliardë lekë është vlera e kontratave të reja të parashikuara për koncesionet.
Behet fjalë për koncesionin e ndërtimit dhe operimit të aeroportit të Sarandës me 4,29 miliardë lekë, tenderi për këtë projekt dështoi për shkak se nuk pati asnjë ofertues.
Koncesioni i dytë që do të hapet është ndërtimi, operimi dhe mirëmbajtja e portit të integruar ‘Triport Vlorë’ me 5,612 miliardë lekë.
Koncesioni më i kushtueshëm që pritet të hapet në vitin që vjen është dhënia me koncesion e një segmenti rrugor Milot-Fier në Autostradën Adriatiko-Joniane me 178,2miliardë lekë.
Një tjetër koncesion i përfolur edhe në vitin e kaluar është edhe ndërtimi i infrastrukturës së bazës së të dhënave dhe mbikëqyrja e qendrave të kontrollit teknik të mjeteve rrugore me vlerë 20,295 miliardë lekë.
Ofrimi i shërbimit të infrastrukturës së çelësave publik është koncesioni tjetër 208.8 milionë lekë.
Do të jepet me koncesion përmirësimi i infrastrukturës rrugore dhe rekreative të blloqeve të banimit në disa lagje të qytetit Elbasan 882 milionë lekë dhe 5 miliardë lekë do të jenë për koncesionin e sigurisë rrugore.
Lajmi kryesor:
Konferenca e Kryetarëve në Kuvend, ministrja raporton projekt-buxhetin 2022: 637 miliardë lekë, ja ku do të shpenzohen! 7 koncesione të reja
K.T./ReportTv.al