Kryeministri Rama në fjalën e tij në konferencën e sotme me përfaqësues të kompanive të mëdha të energjisë në botë, tha se me projektet që ka në vazhdim Shqipëria synon të bëhet një vendi eksportues dhe i pavarur energjitikisht.
“Disa ditë më parë pata nderin të vizitoja presidentin Aliyev dhe me kënaqësi ndjeva dhe dëshmova në fjalët e tij inversin e lartë që ka për tu përfshirë në tubacionin Joniano- Adriatik i cili mund të jetë një tjetër ndryshues i madh i lojës për rajonin tonë, por që në të njëjtën kohë mund të jetë dhe një fuqi, energji e re për Europën që sa më shpejt të jetë e mundur të fitojë një pavarësi prej gazit rus. Në anën tjetër, me shumë kënaqi dëshmoj progresin e kryer në punën për shndërrimin e impiantit të Vlorës, termocentralit të Vlorës në një impiant prodhim energjie, në përpunim të energjisë së impiantit dhe po ashtu, të dëshmojë gjithashtu shumë gjëra që po ndodhin me energjinë diellore në Shqipëri. Shumë punë po kryhet për atë energjinë e erës dhe goxha punë masive që është në vijim për ëndrrën e gjatë të hidrocentralit të Skavicës, i cili do rrisë me 20% prodhimin e energjisë nga uji, hidro-ja pra dhe në të njëjtën kohë do të na lejojë dhe na japë neve një shtytje përpara drejt pavarësisë energjetike. Të tëra këto së bashku tregojnë një potencial konkret për të shndërruar Shqipërinë brenda kësaj dekade në një eksportues neto të energjisë, gjë që është madhore për një vend si Shqipëria dhe kemi rrugë. Vetëm disa vite më parë, kur na është dashur të marrim përsipër një sistem tërësisht të falimentuar të energjetikës, ku vetëm 50%, pra gjysma e faturave të energjisë elektrike paguhej dhe gjysma e energjisë së prodhuar humbej, me një borxh të OSSHEE që shkonte thuajse 5% të PBB sonë si shtet dhe me një kulturë administrative të sektorit energjetik, por edhe të konsumimit të energjisë së prodhuar, gjë e cila mbështetej tërësisht në një anarki, si dhe mungesë investimesh që e karakterizonin sektorin tonë prej vitesh, gjë që kompaninë e shpërndarjes së energjisë si punë të të tërëve e sistemit tonë të shpërndarjes në detyrën dhe punën, një hallkë e dobët e zinxhirit ekonomik dhe të ekzistencës sonë. Sot jemi këtu, ka mijëra arsye për të parë drejt të së ardhmes, jo një e ardhme e largët, por të afërt me optimizëm të vërtetë dhe me buzëqeshje të madhe në fytyrë sepse nuk ka më dyshim që edhe pse kompanitë e përfaqësuara këtu në këtë sallë vlejnë miliarda, ata nuk paguajnë bileta avioni, pra hiç asgjë për të ardhur në Shqipëri. Jam i sigurt që të gjithë zotërinjtë e pranishëm në këtë sallë janë këtu për shkak të arsyeve të biznesit dhe për shkak se kompanitë e tyre, janë këtu për të investuar dhe për të na u bashkuar neve që të bëjmë, jo vetëm Shqipërinë, por dhe gjithë rajonin të ecë përpara. Të gjitha këto tregojnë një potencial konkret për ta shndërruar Shqipërinë Brenda kësaj dekade në eksportuese energjie. Para disa vitesh na është dashur të marrin në dorë një sistem të falimentuar. Borxhi i OSHEE shkonte në 5% të PBB tonë si shtet. Por të ardhmen e shohim me buzëqeshje”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
Kompani lider në tregun amerikan e evropian të energjisë në Tiranë! Rama: Trashëguam sistem të falimentuar energjetik, sot synojmë pavarësinë totale! Shumë shpejt bëhemi eksportues
J.GJ.//ReportTv.al