E shkuara bëhet njësh me modernen. Ky është koncepti i transformimit të vilave qeveritare në Velipojë dhe Vlorë, rreth 9700 metra katrorë. Këto rezidenca qeveritare të trashëguara nga sistemi komunist e të lëna pas dore, do të shndërrohen në rezidenca për turizmin elitar.
Dy kompani ndërkombëtare arkitekturore u shpallën fituese për të zbatuar projektin, ku partner është edhe shteti. Por si do të ri jetësohen rezidencat qeveritare?
Vilat qeveritare të Velipojës me sipërfaqe 8100 m² do të konceptohen në një godinë të vetme, në formën e një përqafimi, që mbaron me “kullën e vrojtimi”, e cila do të mund të aksesohet edhe nga qytetarët.
Projekti fitues i Velipojës ishte ai i “Saunders Studio” i bërë nga disa kompani vendase e ndërkombëtare, veç rijetësimit të godinave ekzistuese, parashikon rrethimin e tyre në formën e një tuneli, të cilit do i shfrytëzohet jo vetëm brendësia e tij, por do i jepet akses qytetarëve për të ecur në gjithë gjatësinë e minitarracës, drejt kullës së vrojtimit. Në rezidencën e transformuar të Velipojës do të ketë 30 dhoma mikpritëse, një pishinë, spa dhe një parkim të nëndheshëm.
Rezidenca qeveritare në Vlorë prej 1644 m² që përdoret nga qeveritarët do të kthehet në një fshat turistik të gdhendur në dru, që do të këtë prioritet turistët e luksit.
“Diktatori dinte si ti zgjidhte vendet për tu relaksuar”, thotë prezantuesi i projektit për Vlorën.
Përveç strukturave aktuale, do të ngrihen dy hotele që do të jenë të lidhura me një pishinë, e përreth do të ketë shtëpiza druri 2 katëshe Ky kompleks i ri s’do jetë vetëm turistik por edhe shëndetësor. Efekte “diagnostifikimi deri scaner.
Do të ketë edhe vend për, joga, terapi, meditim dhe klasa arti. I gjithë ndërtimi do të jetë i rrethuar me një unazë rrugore të brendshme, për akses me mjete, biçikleta etj. Ky projekt që u shpall fitues u propozua nga studio “Practica”.
Për të dyja këto projekt-ide do të shpallen garat për të shpallur kompanitë fituese që do të ndërtojnë rezidencat e reja.
Komente
