Një grup qytetarësh janë ngritur sërish në protestë për të kundërshtuar projektin e sheshit të Flamurit në Vlorë. Sipas qytetarëve projekti dëmton historinë, pasi sipas tyre sheshi i flamurit është identiteti ynë kombëtar.
Protestuesit bënë thirrje edhe për transparencë për fondet publike. Kjo është protesta e tretë që shoqëria civile zhvillon në Vlorë kundër projektit të sheshit të Flamurit, por këtë të dielë numri i qytetareve ka qenë i pakët.
“Cenim i identitetit kombëtar, tani kemi shkatërrimin e sheshit. Kam ardhur si qytetar të protestoj se e ndjej që ky simbol i përbashkisë kombëtare që mblidhen shqiptarët nga katër anët dhe kremtojnë 28 nëntorin, duhet të mblidhemi të gjithë e të protestojmë, nëse nuk reagojmë sot e trashëgimie tonë kolektive humbet çfarë do të ndodhë me të nesërmen tonë, a do ndjehet më ky shesh pjesë e kujtesës sonë kolektive si komb?”, tha një protestues.
Kam ardhur se e ndjeva obligim që duhet të vija se sheshi i flamurit është identiteti jonë kombëtar. Numri i qytetarëve të Vlorës është i pakët sepse shumica janë ndarë të majtë e të djathtë, ndoshta edh ene do na etiketojnë si të PD-së. Por nuk kemi parti në Shqipëri janë një, ne nuk jemi për partinë këtu, jemi për flamurin”, u shpreh një tjetër protestues.
Është emblemë e tre brezave, emblemë e njohjes së qytetit të Vlorës. Përse duhet bërë një terminal këtu, për të rregulluar hotelin e për të ardhur turistë për t’iu zhvatur paratë. Po historia e kombit, historia e qytetit, ku është? E kanë menduar ndonjëherë politikanët këtë gjë, apo shikojnë vetëm xhepat”, tha një protestuese.
Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur më herët protestuesve duke thënë se Sheshi i Ri i Flamurit do t'i shtojë Vlorës një tjetër pjesë të bukur të mozaikut të Rilindjes së saj Urbane që do të nxjerrë në pah edhe objektet e historisë në atë shesh.
Në sheshin e Flamurit në Vlorë kanë nisur punimet për të vënë në jetë projektin që pritet ta rikualifikojë zonën ndërsa një godinë 15-katëshe qe shteti ia ka marrë privatit, pritet të kthehet në qendër social-kulturore dhe jo në hotel, siç pretendojnë përfaqësues të “Foltores” së Sali Berishës. Ndërtesa i është marrë biznesmenit Sulo Shehi, të cilin shteti e ka dëmshpërblyer me 8 milionë dollarë.
Zhvillues i projektit është Fondi Shqiptar i Zhvillimit ndërsa financuese e projektit nga Xavier de Geyter, i njëjti arkitekt belg që ideoi Lungomaren, është qeveria. Vlera e kontratës për zbatimin e këtij projekti është 818 milionë lekë.
Komunistat nuk vin se si le cim cakrani qe i eshte ber surrati si ballistat e peshtanit te 44
Përgjigjunumri vogel nuk tregon se mungon kauza por qytetaria se te ngresh ngrehina me kolona si pike kufitare nuk ka by.. ku te rrije
PërgjigjuE drejte. Porse servilet e njeres apo tjetres parti dhe pasuri jane verbuar nga parate. Transparenca eshte detyrim dhe jo sipas qefit te ketij Kryeministri apo atij para tij. Nejse. Mjafton lajmi qe mesuam per sjelljen kafsherore ne Lufthansa qe i ve kapakun fytyres se korruptuar te ketij neokomunisti me njeqind maska.
O shpellare, akoma me ment e Sali non grates mbetet a derezinj qe po ja kaloni malokeve, hapni syte o trushkulur se si u be Vlora nga Edi Rama...
PërgjigjuClidhje ka saliu ketu, o sufllaqexhiu i partise.. po nuk u ngriten njerezit,do behet edhe Vlora si Tirana: nje fjetore me pallate. Mos u genjeni nga ca investime qe jane bere, wdhe Tirana ne fillim u investua pak, pastaj u shkaterrua plotesisht me pallate ne cdo cep.
.....3 sufllaqe
Keni bere nje gabim teknik,e keni zgjedhur daten e protestes ne dite feste...Shqipetari nuk mund te sakrifikoj thelen e mishit per historine...
PërgjigjuDhe për një të dalë për kafe mblidhen më shumë vetë. Lol
Përgjigju......2 sufllaqe
Do bej nje proteste me cunat e lagjes do jemi 3 here me shume se keta, do te na nxirrni ne TV?
Përgjigju.....1 sufllaqe