FOTO/ Projekti belg zgjidhet fitues për ndërtimin e stadiumit të ri në Vlorë! 'Flamurtari' bojkoton takimin për shkak të kreut të FSHF

6 Maj 2023, 10:10| Përditesimi: 6 Maj 2023, 15:57

  • Share

Sot në Vlorë u prezantuan projektet për stadiumin e ri. Pas prezantimit të projekteve finaliste, alternativa e studios belge 'XDGA' u shpall fituese. I pranishëm ka qenë edhe kryeministri Edi Rama, por edhe kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka.

Rama nënvizoi se këto projekte nuk do të përmbyllen me kaq, ato do të vazhdojnë. Ai gjithashtu ripërmendi edhe hapjen e kantierit të stadiumit të dytë në Tiranë.

“Pas këtyre 3 projekteve ne do të ulemi dhe do të studiojmë se cilët do jenë vagonët e tjerë që do i bashkohen këtij treni. Këtij treni që lokomotivën e ka në Tiranë tek stadium ‘Air Albania’

Dhe, së shpejti do të hapim edhe kantierin e stadiumit ë dytë të Tiranës, serish me një partneritet publik privat. Vlora, prej kohësh kërkon një stadium siç i ka hije, sot është koha për ta ndërtuar sepse ju e dini që Vlora kaloi periudhë izolimi dhe braktisje. Dhe vetëm vitet e fundit ka ardhur në vete. Edhe pse ishte buzë detit Vlora dikur nuk vizitohej. Sot është krejt e kundërta,  sepse ka zhvillim. Për ne, sporti është prioritet i shpallur përmes veprimit.”- tha Rama.  Edi Rama

Konkursi ndërkombëtar quhet “Qendra e re e Vlorës” dhe u prezantua fillimisht nga kryeministri Edi Rama, i cili tha se vijon punën për kontrata me klube prestigjoze të futbollit në botë.

Ndërkohë në një njoftim zyrtar, klubi i futbollit Flamurtari ka bërë me dije se do të largohet nga salla në momentin kur do të referojnë përfaqësues të FSHF-së.

Presidenti i Flamurtarit Sinan Idrizi ka bojkotuar nisjen e takimit në qytetin e Vlorës, ku po prezantohet projekti i stadiumit të ri të qytetit. Shkak për këtë mungesë janë përplasjet që Idrizi ka me kreun e FSHF-së Armando Duka.

"Flamurtari Footboll Club , gjatë dëgjesës refuzon të jetë bashkëdëgjues në momentin kur do të referojnë të deleguarit e Federatësë Shqiptare të Futbollit. Kjo formë civile e protestës, vjen mbas penalizimeve të njēpasnjëshme ndaj klubit, ku rasti më i fundit është mbyllja e stadiumit deri në fund të sezonit me vendimin arbitrar për të mbajtur jashtë stadiumit, sportdashësit vlonjat. Refuzojmë teatrin absurd të Federatësë Shqiptare të Futbollit!", thuhet në reagimin e Flamurtarit.

Në një prononcim për mediat, kreu i FSHF-së Armand Duka mohoi të ketë një përplasje me përfaqësuesit e klubit vlonjat.

Në garë ishin edhe 2 projekte të tjera nga studiot prestigjioze bashkëkohore FUKSAS (Itali) dhe OPPENHEIM Arkitekturë (SHBA & Zvicër).

 

VIDEO / Armand Duka dhe Sinan Idrizi

 

 

FUKSAS (Itali)

 

 

OPPENHEIM Arkitekturë (SHBA & Zvicër)

 

 

XDGA (Belgjikë)

 

Ora 15:43
Projekti belg shpallet fitues për ndërtimin e stadiumit të ri të Vlorës

Pas prezantimit të tre projekteve për stadiumin e ri të ‘Flamurtarit’ në Vlorë, alternativa e studios belge XDGA u shpall fituese.

‘Për të zgjedhur fituesin pamë me kujdes termat e referencës të një koncept të ri për qendrën e qytetit së bashku me stadiumin. Nuk e kemi parë si një skemë më vete, por si një skemë që duhet të merren parasysh edhe aktorë të ndryshëm. Në pamë edhe fizibilitetin, kërkesat financiare dhe për këtë arsye kemi zgjedhur 'XDGA' si fitues.’- u shpreh një nga anëtarët e jurisë.

‘Jemi shumë të kënaqur, pasi jemi vërtet të përfshirë në qytetin e Vlorës.’- tha përfaqësuesi i studios fituese.

Në garë ishin edhe 2 projekte të tjera nga studiot prestigjioze bashkëkohore FUKSAS (Itali) dhe OPPENHEIM Arkitekturë (SHBA & Zvicër).

Ora 15:12
Bojkotoi fjalën e Dukës gjatë ceremonisë për stadiumin e ri të Flamurtarit, Idrizi: Më vjen zor t'i zë emrin në gojë

Në teatrin Petro Marko të Vlorës po mbahet dëgjesa publike nga ku më pas do të shpallet projekti fitues për stadiumin e ri.

Presidenti i Klubit të Flamurtarit, Sinan Idrizi ka folur pas bojkotit që i bëri fjalimit të presidentit të FSHF-së, Armand Duka, duke i kërkuar që mediat mos t’i përmendin emrin e këtij të fundit. Ai tha se nuk kishte përplasje me Dukën por është i revoltuar për mbylljen e stadiumit të klubit të tij.

“Ju lutem mos na prishni festën me personazhe që më vjen zor tju zë emrin në gojë, ju lutem. As unë nuk kam përplasje me Dukën, skam përplasje me asnjeri. Thjesht jam përfaqësues i një institucioni që i është mbyllur stadiumi dhe një personazh që për 4 javë nuk do të shoh as ndeshjet e Flamurtarit. Ju lutem, kam ngrënë një mëngjes shumë të mirë, mos ma prishni mëngjesin”, tha Idrizi.

Ora 13:52
Idrizi bojkotoi prezantimin e projektit nga sulmet e shumta të Flamurtarit, Armand Duka në Vlorë: Ju meritoni më shumë

 

Presidenti i Flamurtarit Sinan Idrizi ka bojkotuar nisjen e takimit në qytetin e Vlorës, ku po prezantohet projekti i stadiumit të ri të qytetit. Shkak për këtë mungesë janë përplasjet që Idrizi ka me kreun e FSHF-së Armando Duka. Mirëpo, ky i fundit ka zgjedhur që në fjalimin e tij të mos e përmend aspak si detaj.

 “Flamurtari meriton shumë më shumë sesa infrastrukturën sportive ka sot.

Me të gjithë ndryshimet e mëdha që janë bërë në Vlorë, ndryshimet në infrastrukturën sportive mbase nuk janë të merituara për Flamurtarin.

Dhe për futbollistët e popullin vlonjat. Futbolli, pa dyshim që është loja më e bukur në botë, më e bukura dhe më e ndjekura në Shqipëri.

Më e dashura edhe për vlonjatët, ka tre elementë kryesorë: atë të edukimit, bazën materiale dhe infrastrukturën sportive”, u shpreh Duka.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 07/05/2023 00:57

    Vazhdo o Rame,vazhdo duke shpallur fituese studiot e huaja te arkitekture,se shqipot nuk dine te projektojne dhe pastaj ke surrat e u ben thirrje te kthehen ne Shqiperi.Ku te kthehen? Perse te kthehen? U jep ti mundesi te shpalosin talentin e tyre dhe afesite per te cilat jane diplomuar?

    Përgjigju
  • Tifozi: 06/05/2023 17:17

    Ky projekti belg katastrofe. Edhe ai vete qe e beri prezantimin nuk e besonte se do fitonte. Ngjan me teper si nje qender tregtare e rendomte pa asnje lidhje me historine e Flamurtarit. Projekti zvicerian ishte me i bukur dhe ja vlente. Shanc i humbur per te treguar pak ambicje dhe kualitet si qytet.

    Përgjigju
  • Llonxha: 06/05/2023 16:47

    Prapë fituese për Vlorën studioja e Xiavieerit......si në lungomare dhe në sheshin e Flamurit(që e masakroi).....vendim i pilotuar,prezantimi i dytë ishte më i duhuri,u be teatri radhes

    Përgjigju
    • Vlonjati: 06/05/2023 17:02

      Projekti me kot fitoi.. duket sikur eshte geto franceze me ato pallatet pas stadiumit. Vlora projektin me kot pa pike ambicje. Ai projekti me kullat e larta ishte fantastik.. Ai i Durresit shume here me i mire.

  • Sinan yrryxhym erdogan: 06/05/2023 16:20

    O Sinan deshtaku pastrusi parave te turkoshadhve anadollak po pse ore tutkun Duka ta ka fajin ty qe e cove flamurtarin ne kategorn 3 ti me gjith ata pirranecat qe mban nga pas

    Përgjigju
  • Ani: 06/05/2023 16:13

    Po stadium apo kulla do ndertojne keta

    Përgjigju
  • Go west: 06/05/2023 15:32

    Per mua Vlora ka nevoje me shume per terrene se sa per stadiumin. Konkretisht une kam vite qe nuk shkoj ne stadium dhe sido qe te behet, nuk parashikoj te shikoj ndeshjet e Flamurtarit. Flamurtari na ishte nje here. Talentet tani sapo shfaqen shiten te klubet e medhenj. Une sot ndjek Celsin, per Brojen, Interin se loz Asllani, Atalanten se loz Gjimshiti, Napolin se loz Rahmani etj. Ne Vlore ka nje rini te apasionuar mbas futbollit, familjet e tyre investojne fort, por mbeshtetja ne radhe te pare me terrene eshte zero. Jane hapsirat, qe me pak investime mund te krijohen kushte komode nga Bashkia dhe nga Fshf qe te Aviacioni, ne Narte, ne Jalli e nga soda te ndertohen fusha standarte te menaxhuara, me kushte , me dushe e dhoma te ngrohta per dimer. Kjo i duhet Vlores per mendjen time modeste.

    Përgjigju
  • Tina: 06/05/2023 14:08

    Sporti po zhvillohet dita dites fale investimeve dhe projekteve te reja qe jane bere

    Përgjigju
  • xXx: 06/05/2023 13:56

    Po kullat ç'i deshe atq udhët...

    Përgjigju
  • Mondi: 06/05/2023 13:54

    O ti z.kryeminister se mos na i ben si puna e t.e.c. vlora qe s'prodhon asgje apo e atyre varkave qe u paguan qerane per te mos bere asgje,apo terminalit te portit qe vete inaugurove por qe pikon nga te gjitha anet,apo porti qe ne vend qe te ishte dera per te hyre ne vlore e ke kthyer ne dicka qe as vete ti sbesoj ta dish se cfare eshte.urime

    Përgjigju
  • #ronin: 06/05/2023 13:43

    Roni mund mos te jet i njejti komentus me shume emra i dashur.Mund te jene disa sufllaqexhinj bashke qe sa marin kushtrimin ulerijn si cakenjt per kerma

    Përgjigju
  • Vlonjatet: 06/05/2023 13:00

    Projekti qe u prezantua i dyti ishte fantastik. Shptesoj qe juria ta shpall fitues.

    Përgjigju
  • Driloni: 06/05/2023 12:45

    Ky duka ky hajduti e ka bere futbollin organizzate mafiose

    Përgjigju
  • Vera: 06/05/2023 12:25

    Me ndertimin e stadiumit Vlora do marre edhe me shum zhvillim

    Përgjigju
    • @@@@@: 06/05/2023 13:42

      E morem vesh se ke shkruar 7 here deri tani..

  • Jona: 06/05/2023 12:24

    Le te fitoje projekti me i mire per Vloren

    Përgjigju
  • Roni: 06/05/2023 12:17

    Se kuptoj pse behet kaq servil ky komentuesi qe perdor 7 emra ,nuk kuptohet fare qe eshte e njejta dore haha sa injoranter paska..

    Përgjigju
  • Elidon Nika: 06/05/2023 11:19

    Mbeshtetja per Flamuetarin nga Edi Rama me madhja qe as vet Beu Sinan nuk e ka ber

    Përgjigju
  • Goni: 06/05/2023 11:10

    Stadiumi i ri do kete shume pjesmarres per te pare skuadren e tyre

    Përgjigju
  • Iris: 06/05/2023 11:04

    me krijimin e ketij stadiumi te gjitha skuadrat do te kene mundesi te sterviten ne fusha me te gjitha kushtet e nevojshme

    Përgjigju
  • Klea: 06/05/2023 11:03

    jemi te sigurt qe do te zgjidhni projektin e duhur per stadiumin e Vlores

    Përgjigju
  • Eno: 06/05/2023 10:57

    Sporti po zhvillohet dita dites e kjo fale kesaj partie

    Përgjigju
  • Ani: 06/05/2023 10:56

    Stadium vertet i bukur i cili do i japi komplet tjeter qytetit

    Përgjigju
  • titi: 06/05/2023 10:49

    shume mire nje tjeter sukses ne sport

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?