Politikë

Projekti i Unazës së Madhe të Tiranës, Ministrja e Infrastrukturës: Kur të mbarojë, i gjithë kryeqyteti do të përshkohet për 20 minuta

28 Tetor 2021, 14:53| Përditesimi: 28 Tetor 2021, 15:22

  • Share

 

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku tha sot në Kuvend se me përfundimin e projektit të Unazë së Madhe të Tiranës, i gjithë kryeqyteti do të mund të përshkruhet për 20 minuta. Ajo u shpreh se me hapjen e segmentit të ri te materniteti i ri, rruga nga “Pallati me Shigjeta” deri te “Brryli” përshkohet për 12 minuta. Ministrja shtoi se janë 100 shtëpi të legalizuara që preken nga projekti dhe 540 të palegalizuara, duke theksuar se shpronësimet do të kryhen sipas ligjit.

"Projekti u bë nga ju (PD) në 2009, por ju nuk njiheni për projekte të mira dhe e rishikuam. Projekti as fut brenda toka as nxjerrë jashtë toka, por të jetë sa më efecient. Kur flisni, unë e kuptoj që ju bëni politikë, po të thuash që janë 3 km kur janë 7.7, sikur nuk shkon. 700 shtëpitë që duhet të shpronësohen nuk ekzistojnë. Janë 100 shtëpi të legalizuara që preken nga projekti dhe 540 shtëpi të palegalizuara që preken nga projekti. Nuk e di ku janë këta banorët në protestë se nuk i kam parë. Me banorët kam folur vetë dhe nuk do bëhet shpronësimi siç thoni ju, por në bazë të ligjit. Sot hapëm lotin e dytë dhe të tretë. Për të shkuar sot nga pallati me shigjeta te Brryli duhen 12 minuta. Me hapjen e kësaj rruge nuk do kalojmë më nga rruga e Elbasanit sepse çdo qytet i madh ka trafik. Ne do vazhdojmë të ndërtojmë rrugë sipas standardeve në fuqi. Ata që kanë legalizime janë kryesisht votuesit tuaj. Se jeni kujdesur që t’ia çoni PD-së. Kush e ka shtëpinë e legalizuar do të shpronësohet në bazë të ligjit. Kur të mbarojnë segmentet e gjithë Tirana, kur Shqiponja të Bashkohet me segmentin që dorëzuam sot te Brryli, do përshkohet në 20 minuta", tha Balluku.

 


Lajmi kryesor:

Basha-Rama përplasen keq në Kuvend! Kreu i PD: Ke vjedhur me rindërtimin! Kryeministri: Mate mirë gjuhën, i kemi ndërtuar shkollat më lirë se BE! Mos u bëj si llumi i PD, duhet të rilindësh


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?