Kryeministri, Edi Rama pas përmbylljes së fushatës elektorale në Durrës, ka qenë i pranishëm në projektin e Amfiteatrit romak që do të vazhdojë të zbulohet më tej. Punimet i janë besuar arkitektit të mirënjohur, Stefano Boeri i cili ka drejtuar punimet edhe tek Koloseu në Romë.
Gjatë fjalës së tij, Rama tha se projekti do të jetë afatgjatë që do të japë një shtysë të re për ekonominë dhe turizmin në të gjithë Shqipërinë jo vetëm në Durrës.
Ai shtoi se investimet që do të bëhen në Durrës, do të sjellin edhe rritjen eksponenciale të vlerës së pronës në këtë qytet krahasuar me vendet e tjera, përfshirë edhe Tiranën.
“Pa diskutim ky është një projekt që nga njëra anë na garanton vazhdimin e punës së nisur disa vite më parë me zbulimin e një pjese të kësaj pasurie kolosale, por shtrihet në vazhdim si një projekt i një gjenerate dhe përbën një pasqyrë të një ambicie shumë të madhe sepse realisht ecuria e këtij projekti do të jetë një tjetër element shtysë për ekonominë, për turizmin, për artin, për kulturën, jo thjesht të qytetit të Durrësit, por në nivel kombëtar.
Ajo që e bën Durrësin gjithmonë e më të rëndësishëm në hartën e zhvillimit të përgjithshëm të vendit tonë, është fakti se Durrësi për shkak të pozicionit, për shkak të potencialit, për shkak të trashëgimisë, ka një peshë specifike që do të shkojë duke u rritur, me impaktin kombëtar në të gjithë nivelet e prandaj investimet në Durrës nuk janë investime thjesht në një zonë të kufizuar në një bashki, pro janë investime që sjellin impakt shumë më të gjerë se sa impakti në vetë bashkinë e Durrësit.
Sigurisht që kjo i bën qytetarët dhe banorët e Durrësit përfitues të drejtpërdrejtë dhe kryesorë, por pa diskutim kjo sjell dhe një përfitim të madh për gjithë të tjerët që nuk janë qytetarë të Durrësit e që nuk banojnë në Durrës.
Një aspekt tjetër i rëndësishëm është rritja eksponenciale e vlerës së pronës në Durrës, e cila ka filluar të ketë një rritje të veçantë krahasuar dhe me vendet e tjera, përfshirë dhe Tiranën, gjithmonë në raportin me vetveten, për shkak të projektit të portit turistik, por ky është vetëm një element shumë i rëndësishëm, shumë i fuqishëm, që do të rrisë vlerën e pronës së gjithë banorëve të Durrësit, ndërkohë që projekti i amfiteatrit është një tjetër elemente të gjitha projektet e tjera që ne po bëjmë kanë peshën e tyre specifike në rritjen e vlerës së pronës”- u shpreh Rama mes të tjerash.
Lajmi kryesor:
PS mbyll fushatën elektorale për 14 majin! Rama në Durrës: Ky qytet do jetë lokomotiva ekonomike e vendit! Diferenca e fitores do të jetë me mijëra
B.V//ReportTv.al