Partia Socialiste ka mbyllur fushatën elektorale për zgjedhjet vendore të 14 majit, me një miting në sheshin kryesor të Durrësit. Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama e konsideroi mitingun si takimin më të jashtëzakonshëm që ka patur ndonjëherë në Durrës, duke u nisur nga numri i madh i qytetarëve të pranishëm.
Duke kërkuar që qytetarët të votojnë Emiriana Sakon si kryetare bashkie, Rama tha se Durrësi do të jetë lokomotiva e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë, duke përmendur dy portet, atë tregtar dhe turistik që do ndërtohen për të shndërruar në një portë hyrëse të Adriatikut.
“Në kujtesën time ku është takimi më i madh më i jashtëzakonshëm që kam pasur këtu. Patën edhe debate me drejtuesit e partisë kur u thashë se kjo maratonë fundin e saj do e ketë në Durrës. Dhe e merrni me mend se sa kanë kërkuar që të bëhet në vende të tjera, duke menduar se do ketë më shumë njerëz se në Durrës. Se të gjithë mendojnë se durrsakët nuk janë të takimeve të mëdha. Mirëpo jam i bindur se të gjithë ata që po ndjekin këtë takim, nuk po e besojnë dot që po ndodh në Durrës. Jam shumë mirënjohës për këtë gjë, është privilegj që jam deputet i Durrësit, por është privilegj të jem pjesë e historisë së PS-së këtu në Durrës”- u shpreh Rama.
Kryeministri tha se Durrësi do të jetë bashkia që do të përfitojë më së shumti ekonomikisht pas ndërtimit të dy porteve të mëdha. Një prej programeve të cilat do të jetë në fokus të investimeve do të jetë edhe infrasktruktura sportive, për të cilën kryeministri Edi Rama tha se do të sjellë numër të madh talentesh nga i gjithë Ballkani pas marrëveshjes që Durrësi ka firmosur me Manchester City-n për hapjen e një shkolle futbolli në qytetin bregdetar.
“Dy portet e mëdha do ndërtohen këtu nuk do i shërbejnë Shqipërisë por gjithë rajonit. Pëfituesi më i madh ekonomikisht do jetë bashkia e Durrësit. Ani e përmendi në fjalën e saj dhe unë dua ta mbyll me këtë pjesë. Durrësi ka domosdoshmërinë që të bëhet një bashki model për të gjithë të tjerët sa i përket infrastrukturës sportive dhe aksesit të fëmijëve të periferive në sport.
Kemi ndërtuar qindra e qindra palestra të ndërtuara këtu. Durrësin do ta bëjmë bashkinë që do ketë një program që e kemi dizenjuar të fushave sportive për numër fëmijësh të standarteve më të larta të Evropës. Qershia mbi tortë do jetë akademia dhe shkolla e futbollit e Manchester City këtu në Durrës”- u shpreh ai.
Ndërsa qytetarëve u bëri thirrjen e fundit nga Durrësi duke u kërkuar që në 14 maj kur të votojnë të kenë parasysh se përballë Emiriana Sakos qëndrojnë ata të cilët janë përgjegjës për katastrofën mjedisore në Porto Romano. Rama e cilësoi Durrësin si qytetin më të ‘mençur’ sa i takon zgjedhjeve për më të mirën, duke theksuar se pavarësisht se nuk shquhet për anë të caktuara partiake, qytetarët dinë të vendosin se çfarë është më e mira për qytetin.
“Kur të votoni në 14 maj mos harroni që përballë Anit dhe PS-së janë ata të atyre plehrave në Porto Romano, janë fiks ata. Janë njësoj si ajo vatër infeksioni në politikën shqiptare. Unë iu them atyre që nuk ka asnjë problem, sa herë kemi bërë dicka jemi baltosur por në fund puna ka folur vetë.
Nga Durrësi u bëj apelin e fundit të gjithë shqiptarëve. U them atyre që nuk e kanë ndarë akoma mendjen, shikoni Durrësin dhe bëni atë që bën Durrësi. Sepse Durrësi nuk ka qenë kurrë një aktor i flaktë por ka qenë gjithmonë një lojtar shumë i mençur. Durrësi nuk është sulmues, as mbrojtës, por mesfushori më i mirë që ka skuadra shqiptare e 61 bashkive. Kur Durrësi e hedh topin për të bërë golin, nuk gabon asnjëherë. Prandaj hidheni votën tek PS dhe kandidatët tanë. Dua që imazhi i fundit i kësaj maratone të jetë ky shesh këtu, ngrini të gjithë flamujt”- përfundoi kryeministri.
Me takimin e fundit në Durrrës, Rama përmbylli kështu maratonën e fushatës elektorale të Partisë Socialiste që nisi nga data 14 maj. Më herët gjatë ditës së sotme, Rama vitizoi edhe bashkitë e qarkut të Shkodrës. Me mbylljen e fushatave zgjedhore nga partitë politike nga ora 24:00 nis heshtja zgjedhore deri në përfundimin e votimeve që mbahen në 14 maj për zgjedhjen e kryetarëve të 61 bashkive të vendit.
Kryeministri, Edi Rama pas përmbylljes së fushatës elektorale në Durrës, ka qenë i pranishëm në projektin e Amfiteatrit romak që do të vazhdojë të zbulohet më tej. Punimet i janë besuar arkitektit të mirënjohur, Stefano Boeri i cili ka drejtuar punimet edhe tek Koloseu në Romë.
Gjatë fjalës së tij, Rama tha se projekti do të jetë afatgjatë që do të japë një shtysë të re për ekonominë dhe turizmin në të gjithë Shqipërinë jo vetëm në Durrës.
Ai shtoi se investimet që do të bëhen në Durrës, do të sjellin edhe rritjen eksponenciale të vlerës së pronës në këtë qytet krahasuar me vendet e tjera, përfshirë edhe Tiranën.
“Pa diskutim ky është një projekt që nga njëra anë na garanton vazhdimin e punës së nisur disa vite më parë me zbulimin e një pjese të kësaj pasurie kolosale, por shtrihet në vazhdim si një projekt i një gjenerate dhe përbën një pasqyrë të një ambicie shumë të madhe sepse realisht ecuria e këtij projekti do të jetë një tjetër element shtysë për ekonominë, për turizmin, për artin, për kulturën, jo thjesht të qytetit të Durrësit, por në nivel kombëtar.
Ajo që e bën Durrësin gjithmonë e më të rëndësishëm në hartën e zhvillimit të përgjithshëm të vendit tonë, është fakti se Durrësi për shkak të pozicionit, për shkak të potencialit, për shkak të trashëgimisë, ka një peshë specifike që do të shkojë duke u rritur, me impaktin kombëtar në të gjithë nivelet e prandaj investimet në Durrës nuk janë investime thjesht në një zonë të kufizuar në një bashki, pro janë investime që sjellin impakt shumë më të gjerë se sa impakti në vetë bashkinë e Durrësit.
Sigurisht që kjo i bën qytetarët dhe banorët e Durrësit përfitues të drejtpërdrejtë dhe kryesorë, por pa diskutim kjo sjell dhe një përfitim të madh për gjithë të tjerët që nuk janë qytetarë të Durrësit e që nuk banojnë në Durrës.
Një aspekt tjetër i rëndësishëm është rritja eksponenciale e vlerës së pronës në Durrës, e cila ka filluar të ketë një rritje të veçantë krahasuar dhe me vendet e tjera, përfshirë dhe Tiranën, gjithmonë në raportin me vetveten, për shkak të projektit të portit turistik, por ky është vetëm një element shumë i rëndësishëm, shumë i fuqishëm, që do të rrisë vlerën e pronës së gjithë banorëve të Durrësit, ndërkohë që projekti i amfiteatrit është një tjetër elemente të gjitha projektet e tjera që ne po bëjmë kanë peshën e tyre specifike në rritjen e vlerës së pronës”- u shpreh Rama mes të tjerash.
Duke folur për projektet e reja që do të zbatohen në bashkinë e Durrësit, Rama tha se ndërtimi i dy porteve, atij tregtar dhe atij turistik do t’i shërbejnë të gjithë rajonit të Ballkanit jo vetëm Shqipërisë.
Ndërsa përsëriti investimet në infrastrukturën sportive të qytetit të Durrësit, duke nënvizuar marrëveshjen me Manchester City-n për ndërtimin e një akademie futbolli në qytetin bregdetar, gjë që sipas Ramës do të sjellë talente nga i gjithë Ballkanit.
“Dy portet e mëdha do ndërtohen këtu nuk do i shërbejnë Shqipërisë por gjithë rajonit. Pëfituesi më i madh ekonomikisht do jetë bashkia e Durrësit. Ani e përmendi në fjalën e saj dhe unë dua ta mbyll me këtë pjesë. Durrësi ka domosdoshmërinë që të bëhet një bashki model për të gjithë të tjerët sa i përket infrastrukturës sportive dhe aksesit të fëmijëve të periferive në sport.
Kemi ndërtuar qindra e qindra palestra të ndërtuara këtu.
Durrësin do ta bëjmë bashkinë që do ketë një program që e kemi dizenjuar të fushave sportive për numër fëmijësh të standarteve më të larta të Evropës. Qershia mbi tortë do jetë akademia dhe shkolla e futbollit e Manchester City këtu në Durrës, Ju e patë që disa filluan të përqeshin, ata janë ata të cilët i lanë mu në mes të trupit një kancer të tmerrshëm, atë zonën e tmerrshëm të dosave dhe plehrave në Porto Romano,. Kur të votoni në 14 maj mos harroni që përballë Anit dhe PS-së janë ata të atyre plehrave në Porto Romano, janë fiks ata. Janë njësoj si ajo vatër infeksioni në politikën shqiptare. Unë iu them atyre që nuk ka asnjë problem, sa herë kemi bërë dicka jemi baltosur por në fund puna ka folur vetë.
Nga Durrësi u bëj apelin e fundit të gjithë shqiptarëve. U them atyre që nuk e kanë ndarë akoma mendjen, shikoni Durrësin dhe bëni atë që bën Durrësi. Sepse Durrësi nuk ka qenë kurrë një aktor i flaktë por ka qenë gjithmonë një lojtar shumë i mençur. Durrësi nuk është sulmues, as mbrojtës, por mesfushori më i mirë që ka skuadra shqiptare e 61 bashkive. Kur Durrësi e hedh topin për të bërë golin, nuk gabon asnjëherë. Prandaj hidheni votën tek PS dhe kandidatët tanë. Dua që imazhi i fundit i kësaj maratone të jetë ky shesh këtu, ngrini të gjithë flamujt”- u shpreh kryeministri.
“Diferenca mes kandidates së PS-së Emiriana Sako dhe kundërshtarit të saj për bashkinë e Durrësit, do të jetë me mijëra”. Kështu u shpreh kryetari i partisë Socialist, Edi Rama i cili tha se diferenca e fitores së PS-së do të jenë mijëra qytetarët e mbledhur në sheshin kryesor të qytetit.
Ndërsa shtoi se opozita në vitet në vijim, do të braktiset edhe nga ata persona të cilët deri më tani i kanë mbështetur pa kushte.
“Unë dua t’ua them atyre që bëjnë sondazhe që të marrin të numërojnë sa njerëz ka këtu sot dhe ajo do jetë diferenca e rezultatit ditën edielë. Mijëra e mijëra vota diferencë mes Emiriana Sakos dhe atij që nuk po e zejmë fare me gojë sepse kemi folur dhe i dimë të gjitha. Këtë pamje kaq të bukur unë them mos ta prishim as nga ana akustike. Jam i bindur se do të shikohet edhe në zgjedhjet pas 2 vjetësh që jo shumica por edhe pala tjetër ajo pakicë, do t’i braktisë në kërkim të diçkaje tjeër”- tha Rama.