Investimet në infrastrukturën rrugore në bregdetin e jugut të vendit po zhvillohen me zgjerimin e projektit të “Lungomares”.
Aktualisht po shkon drejt përfundimit segmenti i emërtuar edhe si “Lungomare 3”, pjesa që lidh rrugën bregdetare nga “Uji i Ftohtë” deri përtej Radhimës.
Teksa vijohet të punohet edhe me projektin e “Lungomares 4”, duke e përfshirë në investim edhe rrugën e Orikumit.
Ka qenë vetë kryeministri Edi Rama, që e njoftoi ecurinë e punimeve mëngjesin e sotëm (1 Nëntor), me një postim në rrjetin social Facebook.
Postimi i kryeministrit Rama:
“MIRËMËNGJES
dhe me Lungomaren 3 që po merr formë nga Tuneli i Ujit të Ftohtë, e deri përtej Radhimës, ndërkohë që punojmë me projektin e Lungomare 4, ku edhe bregdeti i Orikumit do të përfshihet në hartën e transfomuar të Vlorës së Rilindur, ju uroj një ditë të mbarë”.
Qyteti VLORES e BREGDETI gjer ne BUTRINTE do te MARRIN VLEREN PERLA e SHQIPERISE !
Përgjigju