Sociale

Vlorë/ Banorët e Tragjasit kundër ndërtimit të ujësjellësit për zonat bregdetare: S’lejojmë të marrin ujin e burimit! Përplasen me policinë, disa të shoqëruar

4 Mars, 09:16| Përditesimi: 4 Mars, 16:36

  • Share

VLORË- Banorët e Tragjasit, Orikumit dhe Dukatit në Vlorë protestuan paraditen e kësaj të marte kundër ndërtimit të ujësjellësit ri. Ky është një investim me vlerë 7 milionë euro i Agjencise Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve që nis në zonën e Tragjasit, tek burimet e Izvorit dhe përfundon në Dhërmi.

Në orët e para të mengjesit mbi 50 efektive, përfshirë forcat operacionale dhe FNSH mbërritën në Tragjas, pasi banorët kishin bllokuar fadromat e IMT-së që po punonin për shembjen e një godine të vjetër që ka shërmbyer si stacion pompimi. Banorët u përplasën fizikisht me efektivët e policisë dhe disa prej tyre u shoqëruan në komisariat. Per rreth 2 ore pati perplasje fizike cka me vone u dakortesua qe banoret te shperndaheshin dhe mjetet e renda do terhiqeshin nga objekti.

Protestuesit shprehen se nuk do të lejojnë shtrirjen e tubacioneve për marrjen e ujit në burimin e Izvorit pasi ekonominë familjare e kanë bazuar pikërisht në këtë burim, me të cilin vadisin tokat bujqësore. Së fundmi në zonë po zhvillohet dhe agroturizmi. Sipas tyre, Ministria e Infrastruktures duhet të investonte për të furnizuar me ujë të pijshëm banorët e kësaj zone dhe jo resortet në anën tjetër të bregut.

Punimet për ndërtimin e ujësjellësit të ri kanë nisur në korrik 2024 dhe janë inspektuar asokohe nga ministrja Belinda Balluku e cila ka ne varesi AKUK-un. Ujësjellësi i ri parashikohet te kete depon në Tragjas dhe përmes tubacioneve do kalojë në tunelin e Llogarasë. Ky investim me vlerë 7 milionë euro bëhet për të furnizuar me ujë të pijshëm zonën e bregut, Palasë, Drimadhes, Dhërmi.

SI.E./A.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • goshi: 04/03/2025 14:35

    Braktisja e fshatrave vjen nga marrja e ujit,mungesa në rrugë e drita...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, si ju është dukur fushata zgjedhore?