Projekti për Portin e Durrësit, qeveria: S’ka asnjë kompani ofshore të implikuar! Po ofendoni sipërmarrësit, po dëmtoi imazhin e vendit

16 Nëntor 2022, 10:39| Përditesimi: 16 Nëntor 2022, 13:08

  • Share

 

Ministrja Belinda Balluku në fjalën e saj në Komisionin për Veprimtaritë prodhuese i ka cilësuar si dhunë psikologjike akuzat e opozitës kundrejt sipërmarrësit Muhamed Alabbar, që do të ndërtoje Portin e ri të Durrësit. Ministrja u shpreh po ashtu se nuk ka asnjë kompani offshore te implikuar.

‘S’ka asnjë kompani off shore të implikuar. Nëse nuk doni ti jepni kredibilitet. Dje pashë deptuetët që dhunuan psikologjiksht teknikët, që shpjeguan hap pas hapi projektin. Kjo mos të ndodhi sot. TË respektohen specialistët dhe teknikët që ndodhen në tryezë. Ju i keni emrat e kompanive, ju jeni parlamentar, nëndrejtoni komisione, nëse sju mjafton prezantimi ynë, e keni shumë të thjeshtë, që të kërkoni ku do të jetë e mundur, edhe duke iu drejtuar Qendrës së Regjistrimit të Bizneseve në Emiratet e Bashkuara, apo Abu Dabi, për të verifikuar nëse kompania është apo nuk është off shore. Është e regjistruar në Abu Dabi apo jo. Për sa i përket personit Mohamed Alabbar. Është një person që mjafton të klikoni në internet dhe do i’u dal aktiviteti i tij. Ju s’mund të ofendoni, dhunoni, teknicien, këto sjellje mund të kenë pasoja juridike edhe në bashkëpunimin me investitorin…Akuza që njollosin kompani, biznese, do ishin më të mirë të mos ndodhnin, ndërsa lufta jonë politike është pa limite fatkeqëisht. Mesa kam dëgjuar dje, jam e përgatitur ti dëgjoj edhe sot.  Fyerjet nuk kontribuojnë në imazhin e mirë të Shqipërisë. Muhamed Alabbar po baltoset.’- u shpreh Ministrja.


Lajmi kryesor:

Projekti për Portin e Durrësit, qeveria: S'ka asnjë kompani offshore të implikuar! Mjaft ofenduat dhe baltosët sipërmarrësin


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?