Projektligji për dekoratat, Salianji: Po ia merrni Presidentit, edhe ato do t’i politizoni për vota

20 Shtator 2022, 13:25| Përditesimi: 20 Shtator 2022, 13:53

  • Share

 

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka ngritur disa pyetje në lidhje me projektligjin e qeverisë për të vendosur dekoratat në duart e qeverisë duke i marrë këtë kompetencë Presidentit të Republikës.

“Mendoni ju apo ekspertët që kanë marrë pjesë në hartimin e këtij projektligji që duke i dhënë të drejtën kryeministrit për të dhënë dekorata e politizoni edhe këtë akt. Duke marrë rastin e fundit që ai sot merr edhe politizon edhe medaljet e sportistëve që dalin kampionë.

Pse duhet t’i merrni Presidentit të Republikës një akt në emër të Republikës. Edhe dekoratat doni të politizoni?! Edhe me dekorata doni të merrni vota? I jepni të drejtë edhe ministrave të Brendshëm dhe të Mbrojtjes për të dhënë dekorata.

Në dokumentin që keni sjellë përcaktoni edhe numrin e dekoratave. Si e përcaktoni ju kush janë njerëzit që spikasin apo kanë merita të veçanta. Si përcaktohet, si e keni vendosur numrin për këtë çështje. A keni ju konsultuar edhe me jurist apo presidentin e republikës për t’u shprehur për këtë çështje?

A është cenim i kompetencave që sot e ka Presidenti i Republikës? A keni pasur ju kontakt, pse sot nuk kemi përfaqësues nga presidenti i republikës kur cenohet në mënyrë të drejtpërdrejt një nga kompetencat e tij?”, u shpreh ai.


Lajmi kryesor:

Debate në Komisionin e Sigurisë, deputeti i PD-së braktis diskutimin për dekoratat! Lame: Mua më ka dekoruar Nishani, ta dija e kisha vënë në qafë sot


G.MO//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?