Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku teksa ka folur në Kuvend për projektligjin për regjistrimin e mjeteve lundruese, ka deklaruar se me këtë ligj do kemi reduktim të burokracive.
"Projektligji për regjistrimin, mënyrën e kontrollimit të mjeteve lundruese me motor mbi 30 kv dhe Tonazh 150 GT është një nga projektligjet më të rëndësishme që do të kalojmë gjatë këtij legjislacioni sepse ka të bëjë me turizmin. Ky projekligj vjen si përgjigje ndaj ankesave të pronarëve të këtyre mjeteve.
Republika e Shqipërisë aderon në konventën për trafikun e mjeteve detare. Me ndryshimet në ligj do të jepen me anë të një sistemi elektronik i cili do të bëhet funskional 1 vit pas hyrjes në fuqi. Sistemi do të lehtësojë procedurat e lejeve dhe raportimeve të mjeteve lundruese. Me këtë ligj do kemi reduktim të burokracive për mjetet lundurese. Shqipëria do të kthehet në hotspot për turizmin në ballkan. Aeroporti i Vlorës do të nxisë turizmin.
Shqipëria ka pasuri ujore të shumta dhe të mrekullueshme. Ftoj deputetët të miratojnë këtë ligj në lidhje me regjistrimin dhe lundrimin e mjeteve, për të mos i privuar turistët elitarë nga dëshira për tu kthyer sa më shpejt në Shqipëri", tha Balluku.
Edhe ministri i Turizmit Blendi Klosi teksa ka folur në Kuvend për projektligjin për regjistrimin e mjeteve lundruese tha se do ky do të sjellë modernizim e sistemit të fushës.
"Ky ligj hap disa pika të tjera. Duke filluar nga kodi detar. Duam ta shfrytëzojmë sa më shumë detin me këtë ligj të ri. Ligji na tregoi se sa mbrapa jemi me modernizimin e fushës.
Kemi fare pak njohje me të njëjtin sistem në bvende të BE. Ka nevojë të ngremë një indistri që bazohet në kode të BE. Ligji do jetë një zgjidhje e problematikave të detit në vendin tonë. Këto projektligje dhe lehtësira që sjell. E kemi parë indistrinë nga pikëpamja e krimit dhe e fenomeve që janë për tu luftuar. Ne duhet ta shndërrojmë detin në një pasuri të madhe", shtoi Klosi.
Lajmi kryesor:
Miratohen 6 projektligje në Kuvend/ Lleshaj: Krimi në nivelet më të ulta në dekadë! Maliqi: Mos paç fatin e Tahirit! Gjoni: Zgjedhje me qeveri teknike, kryeministre Spiropali; Ministrja: Meta përdor gjuhë urrejtje
//ReportTv.al