Projekt-rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë, Balla: Kemi ftuar zyrtarë të Bosnje Hercegovinës të jenë në Kuvend! Do sjellim edhe dokumentin për krimet në Kosovë

30 Qershor 2022, 12:07| Përditesimi: 30 Qershor 2022, 12:44

  • Share

 

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka folur për projektrezolutën për gjenocidin në Srebrenicë duke thënë se kanë ftuar përfaqësues zyrtar të Bosnje Hercegovinës që të jenë në Kuvend në seancën që mbahet më 7 korrik.

"Është një dokument që i referohet 3 rezolutave që ka miratuar Parlamenti Europian . Sikurse e dini, PE ka shpallur 11 korrikun si datën e përkujtimit të gjenocidit në Srebreicë  dhe përmes diplomacisë parlamentare kemi ftuar përfaqësues zyrtar të Bosnje Hercegovinës që të jenë prezent. Seanca do të zhvillohet më 7 korrik. Unë mendoj që solemniteti i kësaj seance që zhvillohet me 7 korrik. Shqipëria është anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit në OKB dhe në qëndrime konseguente të qëverisë së Shqipërisë. Në dokument thesohet qartë qëndrimi i qeverisë shqiptare.

Dua t'ju informoj se dokumenti është punuar nga ekspertët më të mirë dhe në komunikim me institucionet zyrtare. Kuvendi i Shqipërisë nuk do të lejohet të përdoret për axhenda personale të dikujt tjetër dhe të luajnë për kredibilitet apo përfitime personale. Ne do të ecim me një axhendë më komplekse. Në ditët në vjim do të kemi një dokument tjetër që lidhet me luftën në Kosovë, me krimet në Kosovë. 

PS ka mbështetur 11 rezoluta dhe deklarata, në 2 prej të cilave është përcaktuar dënimi i gjenocidit serb në Kosovë, por kurrë nuk do të lejoj që ata që kanë mbështetur makinërinë e luftës me naftë kontrabandë, të kërkojnë të lajnë fajet e tyre me rezolutat, prandaj duroni. Në ditët në vijim do të keni dhe dokumentin tjetër e do ju përgjigjem dhe atë ditë", tha Balla.


Lajmi kryesor:

Kuvendi mblidhet më 7 korrik për gjenocidin në Srebrenicë, publikohet projekt-rezoluta: I rrezikshëm përshkallëzimi i retorikës politike dhe nxitja e urrejtjes ndëretnike


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?