Kreu i grupit të PS Taulant Balla, nga foltorja e Kuvendit nxiti sistemin e drejtësisë që të vijojë me vettingun, për goditjen e çdo rasti kur gjyqtarë e prokurorë bëjnë pazare me drejtësinë.
“Tek reforma në drejtësi, japim 53 mln $ të tjera për 668 personel shtesë. Dhe gjej rastin të vijoj të shpreh mbështetjen e plotë për procesin historik të pastrimit të drejtësisë nga ata gjyqtarë e prokurorë të korruptuar duke nxitur ecjen me tëj të vettingut dhe goditjen e cdo gjyqtari apo prokurori që vazhdon të bëjë pazar me drejtësinë sikurse janë rastet e fundit të zbuluara nga media në vend, ku gjyqtarë e prokurorë në vetëdije të plotë të moskalimit të vettingut vijojnë të bëjnë tregti me drejtësinë. Këto janë akte të rënda që nuk do të kalojnë pa ndëshkim.
Dhe nxisimin, sikurse është një prej detyrave të shtëpisë për Shqipërinë, që pas procesit të vettingut për ata gjyqtarë e prokurorë që kanë rezultuar me problemetika të rënda në pasurinë e tyre, të ndiqen penalisht dhe të zbardhen ashtu si i ka hije një procesi që shkon deri në fund të prejardhjes nga i kanë krijuar ato pasuri.” tha Balla.
Lajmi kryesor: