Prokurori i Përgjithshëm raporton në Kuvend për vitin 2022: Gjirokastra me përqindjen më të lartë të kriminalitetit, Berati më të ultën

6 Qershor 2023, 14:46| Përditesimi: 9 Nëntor, 22:42

  • Share

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela po prezanton para deputetëve të Komisionit të Ligjeve raportin vjetor "Mbi gjendjen e kriminalitetit per vitin 2022"

Përqinjdjen më të ulët të kriminalitetit e ka pasur Berati ndërkohë që përqindjen më të lartë e ka pasur qarku i Gjirokastrës.

“Në vitin 2022, përqindjen më të ulët të kriminalitetit për 100.000 banorë e ka qarku Berat, ndërsa përqindjen më të lartë e ka qarku Gjirokastër.

Sa i përket tendencës, vërehet se rritjen më të lartë e ka qarku Shkodër me 10,64 %, ndërsa qarku Berat ka koeficient të kriminalitetit nën mesataren kombëtare, që rrezulton me ulje 25,09 % krahasuar me vitin 2021," thuhet në raportin e prokurorisë

Numrin më të madh të procedimeve e ka regjistruar Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë me 33,88 % të numrit total të procedimeve të regjistruara në shkallë vendi ose me rritje 2,57 % të këtij raporti krahasuar me vitin 2021.


Lajmi kryesor:

Harta e re gjyqësore, Kryeprokurori te ‘Ligjet’: Na duhen fonde për godina të reja! Veliajt i kemi kërkuar shesh ndërtimi


S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • daku: 12/06/2023 22:01

    po ca thua mor zoteri. po ne tirane te mbyt krimi i organizuar. jemi ne shteterrethim nga droga e lagjeve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?