Kronikë
Top 24

Ish-deputeti i PD-së Salianji merret i pandehur për dosjen 'Babale'

6 Mars 2019, 15:34| Përditesimi: 6 Mars 2019, 19:02

  • Share

TIRANE-Prokuroria ka marrë të pandehur ish-deputetin e Partisë Demokratike Ervin Salianji për dosjen 'Babale'. Salianji akuzohet për kallëzim të rremë, ndërsa ditën e premte do të paraqitet në prokurori për t'u njohur zyrtarisht me akuzën që është ngritur kundër tij.

Salianji është marrë i pandehur, pasi rezultoi si personi që kontaktoi me Albert Veliun dhe nëpërmjet gazetarit Jetmir Olldashi publikuan në selinë e PD audio-përgjimin e rremë. Kjo vepër penale, kallëzim i rremë sipas nenit 305 të kodit penal ka një marzh dënimi nga gjobë deri në 5 vite burg.

Përmes një audio-përgjimi të publikuar në një media online në Shqipëri, dhe që më tej u kthye edhe në akuzën e opozitës ndaj qeverisë, u pretendua se Agron Xhafaj, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, fliste me Albert Veliun, njohur si "Babale" për pazare droge. Por zëri i audios rezultoi të mos ishte i Agron Xhafës.

Nga tjetër, sipas përgjimeve të Prokurorisë të cilat "Shqiptarja.com" i publikoi ekskluzivisht vitin e kaluar, Fredi Alizoti, në biseda telefonike me "Babalen" por edhe persona të tjerë si Florenc Hoxha dhe Erzen Breçanin, ish-policë në kohën e PD, thotë se zërin e Agron Xhafajt e ka bërë ai, si dhe për vënien në jetë të këtij skenari do paguheshin 200 mijë euro nga Salianji.

Alizoti që tashmë ndodhet në burg, shprehej i zhgënjyer me Albert Veliun, i cili nuk i ka dhënë asnjë lek dhe ishte larguar për azil. Pasi u arratis fillimisht në Kosovë ku kërkoi për disa muaj azil politik, Albert Veliu përfundoi në fillim të këtij viti në Belgjikë. Ndërkohë që cështja për Babalen (Albert Veliun) dhe kunatin e tij është e veçuar për shkak se hetimet ndaj Salianjit nisën në kohën kur ai ishte deputet.

Tashmë cështja pritet që të përfundojë në gjykatë. Ndërkohë që pas publikimit të audio-përgjimit vëllai i ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, Agron Xhafa la kampionin audio të zërit të tij në prokurori dhe u largua për t'u dorëzuar drejtësisë në Itali ku kishte për të vuajtur edhe 4 vite burg.

Komento

Komente

  • fadil BAJG gjoleka: 07/03/2019 13:20

    Ky salinjan duhet të Budget se burgaxhit mezi e presin për ta vën që të kali sapunin.

    Përgjigju
  • emri: 06/03/2019 23:14

    Burgu per BURRAT esht

    Përgjigju
  • Ariu: 06/03/2019 18:45

    Po ctu desh o sumshpum qe hoqe dore nga mandati. Ta futi lulshalngjituri e tani do kapesh sapunin te nacut

    Përgjigju
  • Uzo: 06/03/2019 18:29

    Surrat i keq ky Salianji.

    Përgjigju
  • $$$$$$: 06/03/2019 16:38

    Haha populli shqipare mendon se do arrestohet salianji.. nuk ka shanc o popull te gjith politikanet ne shqiperi kan nje fytyr te gjith DERRA

    Përgjigju
  • TONI: 06/03/2019 16:22

    kur te futet brenda ta mar dhe peshkun me vete

    Përgjigju
  • sula: 06/03/2019 15:56

    ca do bosh do gjesh o sum shpum qe ke qef sapun

    Përgjigju
  • Populli: 06/03/2019 15:51

    Jo I pandehur por te arrestohet biri kurves per maskaralleqet qe ka bere dhe denimi te jete shembullor

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?