Prokuroria do t’i marrë në analizë deklaratat e tyre, si e kanë akuzuar njëri-tjetrin Basha dhe Berisha për 21 Janarin

21 Janar 2022, 15:01| Përditesimi: 21 Janar 2022, 16:23

  • Share

Më 21 janar 2011 njëri ishte Kryeministër dhe tjetri ministri i tij i Punëve të Brendshme, por Sali Berisha dhe Lulzim Basha nuk janë pengua nga kjo për të bërë akuza shum të rënda ndaj njëri-tjetrit për krimet që ndodhën në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ plot 11 vite më parë.

Pas 'pushtimit' të parë më 13 dhjetor që që Berisha i bëri me karshillëk Selisë së partisë, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha hodhi akuza të drejtpërdrejta ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, sa i përket masakrës së 21 janarit 2011, ku humbën jetën 4 qytetarë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Teksa hoqi një paralele mes Berishës dhe skenarit të ndjekur nga Tom Doshi në 21 janar, Basha tha se ai sot nuk u përgjigj në të njëjtën mënyrë si ish-kryeministri Berisha 10 vite më parë.

“Në miniaturë Berisha kopjoi skenarin e Tom Doshit në 21 janar, por unë nuk u përgjigja, sic u përgjigj Berisha në 21 janar. Ne do ruajmë qetësinë, por do kemi vemndosmërinë për të ruajtur interesin e demokratëve, por duke mos lejuar asnjë horr, trafikant, asnjë hiç të vijë këtu për të marrë nëpërkëmbë dinjitetin e demokratëve”, u shpreh Basha.

Ndërkohë që osh-Kryeministri Sali Berisha ia ktheu përgjigjen më 16 dhjetor në emisionin “Opinion”. Berisha tha se atë ditë ka qenë në zyrën e tij, ndërkohë që Basha nuk dihet se ku ka qenë.

"Basha është bërë bashkë me zotin Rama për 21 Janarin. Meqë jemi këtu do them. Ka një përcaktim të kryetares së OSBE-së në atë kohë që ajo ishte axhendë pushteti, është zyrtare. Ka një fakt tjetër. Sali Berisha ka qenë jashtë zyre duke drekuar me ambasadoren e Republikës Federale Gjermane dhe është kthyer në zyrën e tij dhe nuk ka lëviz nga zyra asnjë moment. Ka një fakt tjetër që zyra e tij është qëlluar me plumba dhe ai ka qëndruar në zyrë. Se ku ka qëndruar Lulzim Basha nuk e di", pati thënë Berisha.

Pikërisht këto deklarata Prokuroria ka njoftuar sot se do t'i marrë marrë për verifikim nëse ka të dhënat që mund të jenë të rëndësishme për hetimet.  


Lajmi kryesor:

11 vite nga vrasja e 4 protestuesve më '21 Janar', ende s'ka drejtësi! Prokuroria kërkon riekspertim nga ekspertë italianë për plumbin që vrau Aleks Nikën! Qeveria dhe familjarët homazhe në bulevard


K.T.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?