Pak orë pas arrestimit, Prokuroria e Sarandës urdhëroi lirimin e dy inxhinierëve të dyshuar për ndërtim pa leje në impiantin për përpunimin e gazit në Delvinë, në pronësi të biznesmenit të njohur Sokol Meqemeja.
Prokuroria vlerësoi se 2 personat e arrestuar, Elton Malkaj përgjegjës i impiantit të gazit dhe Luan Metaj përgjegjës i kantierit të ndërtimit, nuk mund të merren në përgjegjësi penale. Nëse ka dyshime për veprën penale, përgjegjësia duhet parë tek pronari dhe administratori i kompanisë, thanë burime nga Prokuroria.
Sokol Meqemeja, pronar i dhjetëra kompanive, i njohur si importues i sallameve Wudy dhe pulave AIA në Shqipëri, u shpall në kërkim nga policia pasi sipas bluve po ndërtonte pa leje një TEC për prodhim energjie me gaz në një pronë publike në Delvinë, pranë Manastirit të Kamesos në Kakodhiq.
Në kërkim u shpall dhe administratori i kompanisë “Delvina Gas”, Juglerd Ibrahimi, ndërsa punimet u bllokuan.
Komente
