Kreu i Policisë Kufitare, Sajmir Boshnjaku priti në një takim pronarët e ‘jet skive’, pas vendimit të bllokimit derisa të kryhen kontrollet. Pas takimit, një prej përfaqësuesve, Skerdilajd Xhametaj tha se u kanë premtuar se kjo situatë do zgjidhet brenda dy-tre ditëve.
“Thjesht bëhet një kontroll i vendbazimeve sesi janë të ndërtuara. Kjo na u tha, kjo u bisedua. Shumë shpejt, se na thanë që agjencitë rajonale janë mbledhur për të bërë një zgjidhje të situatës. Pas incidentit me vajzën e vogël në Himarë po ngrihet edhe një rikontroll i dytë për të parë kush është i saktë. Brenda dy tre ditëve besoj se do ketë një zgjidhje. Nga policia kufitare ka bashkëpunim maksimal, kjo na u tha nga drejtori i përgjithshëm”, tha Skerdilajd Xhametaj.
Lajmi kryesor:
Bllokimi i ‘jet ski’, pronarët protestë, priten nga kreu i Policisë Kufitare: Na premtoi se zgjidhet brenda 3 ditëve
SI.E.//ReportTv.al