Kronikë

Pronari kërcënoi me armë dy punonjësit në hotelin në Borsh, publikohen pamjet e konfliktit! Pistoleta e fshehur në një valixhe (VIDEO)

26 Gusht, 09:30| Përditesimi: 26 Gusht, 09:48

  • Share

 

Publikohen pamjet e konfliktit mes 26-vjeçarit Emanuel Shkëmbi dhe punonjëseve, nënë e bijë që kërcënoi me armë në ambientet e hotelit të tij në Borsh. Në pamje shihen disa persona teksa konfliktohen në ambientet e jashtme,  ndërsa pistoleta u gjet e fshehur brenda një çante të vogël, e cila ishte futur në një valixhe.

Përveç pronarit 26-vjeçar të arrestuar, nën hetim është vënë dhe babai i tij, Alfred Shkëmbi pasi ka dhunuar një punonjëse tjetër, si edhe një i moshuar që ka fshehur armën e zjarrit.

"Himarë/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit që mund të kishte pasoja të rënda për jetën, në Borsh.

Kanosi me armë zjarri dy punonjëset në hotelin e tij, vihet në pranga 26-vjeçari.

Sekuestrohen arma e zjarrit tip pistoletë, një krëhër dhe 8 fishekë.

Procedohen penalisht babai i 26-vjeçarit, pasi ushtroi dhunë fizike ndaj njërës prej punonjëseve, si dhe një shtetas tjetër që fshehu armën pas konfliktit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, pas marrjes së njoftimit se një shtetas po kanoste me armë zjarri dy punonjëset e hotelit të tij në Borsh, organizuan menjëherë punën për parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit dhe kapjen e autorit. Si rezultat i veprimeve të shpejta, u arrestua në flagrancë shtetasi:
    •    E. Sh., 26 vjeç, banues në Himarë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kanosja”.

Ky shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me armë zjarri tip pistoletë punonjëset e hotelit të tij, shtetaset A. O., 21 vjeçe dhe R. O., 53 vjeçe, nënë e bijë.

Gjithashtu, u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit:
    •    A. Sh., 56 vjeç (babai i autorit), për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetases A. O.;
    •    P. B., 76 vjeç, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi dyshohet se pas konfliktit ka fshehur armën e zjarrit tip pistoletë, të përdorur nga shtetasi E. Sh.

Arma u gjet dhe u sekuestrua së bashku me krëherin dhe 8 fishekët, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në njërën prej dhomave të hotelit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.", njofton policia. 


Lajmi kryesor:

Vlorë/ Pronari i hotelit në Borsh kërcënon me armë dy punonjëset, vihet në pranga! Nën hetim babai dhe një tjetër (VIDEO)


Xh.D/I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Aksidentet e rënda rrugore, a duhen ashpërsuar dënimet në Kodin Penal?