Bashkëkryetari i Komisionit 'Zgjedhore', Damian Gjiknuri dhe kreu i PD-së, Lulzim Basha

Zgjedhorja/ Basha sjell propozime të reja! Gjiknuri: Bien ndesh me ato që PD-ja ka sjellë në tryezë! Hedhin poshtë punën e bërë deri tani

6 Mars 2020, 15:47| Përditesimi: 6 Mars 2020, 17:34

  • Share

TIRANË- Propozimet e bëra ditën e sotme nga kryedemokrati Lulzim Basha, për bashkëkryetarin e Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknurin kanë hedhur poshtë të gjithë punën e bërë nga Komisioni deri më tani. Për Gjiknurin, të gjitha propozimet e Bashës janë krejtësisht të kundërta me ato që PD- ja ka sjellë në këtë tryezë duke futur këtë reformë në një ngërç. Nisur nga fakti që gjatë këtyre ditëve janë rënë dakord mbi shumë çështje, propozime këto nga opozita, për Gjiknurin këto kërkesa, por edhe shtyrja e mbledhjes së sotme, në ditën kur do të diskutohej ndryshimi i sistemit, shkatërrojnë frymën konsesuale që karakterizonte tryezën deri më tani. 

Gjiknuri shprehet se PD me këtë veprim nuk njeh propozimet e veta, teksa vetë kryetari i saj do që të sabotojë tryezën e marrëveshjes për Reformën Zgjedhore dhe 15 marsin. 

"Në ditën kur të gjithë prisnin që opozita jashtëparlamentare të paraqitej në tryezën e reformës zgjedhore për të dorëzuar propozimet e saja për çështjen e administratës dhe sistemit zgjedhor, Partia Demokratike vendosi ta shtyjë mbledhjen. Deklarimet publike të kryetarit të PD bien në kundërshtim me vet frymën konsensuale me të cilën ka ecur puna e deritanishme e tryezës politike të reformës. Vizionin e tij për shtetin, Lulzim Basha mund ta deklarojë në fushata zgjedhore por kjo nuk ka lidhje me Kodin Zgjedhor. Sa për kujtesë, çështja se sa dhoma duhet të ketë Kuvendi i Shqipërisë është trajtuar gjërësisht në reformën kushtetuese të vitit 1998.

Fatkeqësisht, me deklarimet e sotme, Basha ka vendosur që të mos njohë as propozimet zyrtare të dorëzuara deri më tani nga partia e tij në këtë tryezë dhe as dakordësitë e arritura mes palëve. Rikujtoj se deri më tani, palët kanë arritur konsensus si për rolin e Policisë së Shtetit, Prokurorisë, hetimin nga SPAK të veprave penale të korrupsionit zgjedhor, sanksionimin dhe mbrojtjen e raportuesve të shkeljeve zgjedhore, financimin miks të fushatave zgjedhore, identifikimin elektronik të zgjedhësve në qendra votimi ose fillimin e zbatimit me projekte pilot të votimit elektronik etj.

Duke mos dashur të besoj se meraku i vetëm i Partisë Demokratike është sabotimi dhe dështimi i tryezës së reformës zgjedhore përpara datës 15 Mars, rikujtoj se mbledhja e rradhës së tryezës politike është ditën e Hënë, ora 10:00. Mbetemi në pritje të propozimeve zyrtare të Partisë Demokratike mbi administratën zgjedhore dhe sistemin zgjedhor, për të cilin sikurse është rënë dakord, duke qenë se prek dhe Kushtetutën mund të kërkojë më shumë kohë edhe përtej 15 Marsit. Riktheksoj se mazhoranca ka vullnetin dhe detyrimin për ta përmbyllur sa më parë reformën zgjedhore duke adresuar plotësisht rekomandimet e OSBE/ODIHR.

Në tryezën politike të reformës zgjedhore diskutohen VETEM çështje që kanë të bëjnë me Kodin Zgjedhor. ASNJE çështje tjetër që shkon përtej kësaj nuk është objekt diskutimi në këtë tryezë", tha Gjinkuri.

Kryedemokrati Lulzim Basha kërkon krijimin e një senati që sjell një parlament me dy dhoma, ku sipas tij nga njëra anë duhet të jenë 100 deputetët e parlamentit, dhe nga ana tjetër 40 anëtarët e Senatit që do të ngrihet për t'i kërkuar llogari qeverisë. Kryedemokrati thotë se duhet 'vetting' paraprak për të gjithë kandidatët për deputetë dhe kryebashkiakë, gjë e cila sipas tij të bëhet nga një organizëm i ri dhe i pavarur. Ai gjithashtu propozon për herë të parë shpërblim për ata që raportojnë vjedhjen e votës gjatë procesit zgjedhor. Basha i është rikthyer kërkesës së tij për qeveri kujdestare 100 ditë para zgjedhjeve, derisa Shqipëria të bëhet anëtare e BE. 

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • ILIR: 13/03/2020 17:32

    MOS U MERR O GJIKNUR ME PLEHRAT E PD DHE LSI,,,,,ATA VETEM PER TE VJEDHUR e VRARE MENDOJNE ,,,nuk I bie ne mend atyre per popullin...

    Përgjigju
  • Raul: 06/03/2020 16:03

    Po a e di Basha se ne tre zgjedhjet e fundit vjedhjet me te medha i ja kryer leshilikes dhe Nafije Dybeku , rasti ne shijak kur leshelija merrte historikisht 200 vota por me aktivizimin s bandes se Altin Hajrit shokut te Habib Burgibes leshelija arriti me ane te blerjes se votave nga banda Hajri ne 2000vota.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?