Basha shtyn reformën pas 15 marsit? Kërkon Parlament me 2 dhoma dhe strukturë për 'vetting' të kandidatëve! (Të dyja duan ndryshime kushtetuese)

6 Mars 2020, 14:26| Përditesimi: 6 Mars 2020, 18:32

  • Share

TIRANE -Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bërë publike propozimet në lidhje me sistemin zgjedhor, pak orë pasi PD kërkoi shtyrje të Tryezës Zgjedhore ku do të diskutohej pikërisht kjo gjë. Ajo që vihet re në propozimet e PD është se të gjitha kërkojnë ndryshme kushtetuese, që do të thotë se afti i 15 marsit i vendosur për miratimin e reformës zgjedhore nuk i mundëson kohën e nevojshme. Mos vallë Basha po kërkon shtyrjen e reformës zgjedhore?

Një nga pikat e reja në kërkesat e Bashës është krijimi i një senati, pra një parlament me dy dhoma, duke marrë shembull SHBA, Italinë apo Francën që sipas kryedemokratit do të siguronte balancimin e pushtetit  në mënyrë që të mos përqendrohet në një dorë (Basha akuzon mazhorancën se ka marrë të gjithë pushtetet, por fatkeqësisht ishte vetë opozita që ia dha vetë në dorë me djegien e mandateve, duke prishur balancën e pushtetit). Sipas Bashës duhet të ngrihet një senat me 40 deputetë dhe Parlamenti të veprojë me 100 deputetë.

'Sistemi zgjedhor të garantojë kontrollin dhe balancimin e pushteteve, në mënyrë që pushteti të mos përqendrohet në një dorë. Propozojmë ngritjen e një Senati për llogaridhënien e qeverisë. 40 anëtarët e Senatit zgjidhen bashkë më 100 anëtarët e Parlamentit. Parlamenti me dy dhoma nuk rrit koston për qytetarët, por ndryshon mundësinë për t’u shërbyer njerëzve në mënyrë pozitive. Arroganca dhe presioni i qeverisë nuk do të funksionojnë më për një parlament të fuqizuar me dy dhoma. Qeveria duhet të kërkojë konsensus me të dy dhomat. Shembuj janë vendet më të zhvilluara me Senat: SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Italia vende me parlament me dy dhoma', shprehet Basha para të rinjve dhe intelektualëve.

Gjithashtu një tjetër propozim i PD-së është ngritja e një 'vettingu' për të gjithë kandidatët për deputetë dhe kryebashkiakë. Pas denoncimit që PD ka bërë për disa kryebashkiakë për vepra të ndryshme penale, nxori në dritë se plotësimi  i formularit të dekriminalizimit nuk mund të ndalojë kandidimin e peronave që ligji nuk i lejon. Si zgjidhje për këtë PD shikon nevojën emergjente të ngritjes së një strukture të posaçme dhe pavarur që do të merret me vërtetimin e integritetit dhe pastërtisë së figurës së tyre.  Dhe ky organ i pavarur sipas Bashës duhet të vendoset si rregull kushtetues e ligjor.

'Zgjedhjet në Shqipëri janë prishur. Vota jonë nuk ka vlerë për shkak të paracaktimit të rezultatit. Është koha të ndryshojmë rregullat. Ndryshimi i parë, kontroll të plotë kushtetues dhe ligjor mbi kandidatët, që të jenë të pastër dhe me integritet. Kontrolli të bëhet nga një organizëm i pavarur. Ndryshimi i dytë, tolerancë zero për ata që përfshihen në shitblerjen e votës. Edi Rama i ka mbrojtur dhe promovuar, ne do t’i çojmë në burg', tha Basha.

Në lidhje me ndryshimin e sistemit, Basha kërkon një sistem që të varet nga populli, por pa përmendur nëse ajo duhet të jetë me lista të hapura apo jo. Listat e hapura janë kërkuar vetëm nga opozita parlamentare, por duket se kjo ide nuk 'ngroh' as PS dhe as PD pasi kryetarët e këtyre partive do të humbasin të drejtën për të emëruar dhe futur në lista ato që dëshirojnë.Listat e hapura janë lënë gjithmonë 'në harresë' nga partitë e mëdha.

" Ne duam një sistem të thjeshtë, të qartë, përfaqësues. Një sistem, që i kërkon llogari qeverisë. Vendimi për sistemin duhet t’u takojë të gjithë qytetarëve, jo vetëm partive politike", tha Basha.

Në lidhje me dënimin e shitblerjes së votës dhe shmangien e këtij fenomeni, tashmë nuk do të varet vetëm nga vullneti politik i partive, por sipas Bashës duhet krijimi i një qeverie teknike 100 ditë para zgjedhjeve një nga kërkesat e përsëritura të tij. Basha tha se kjo është e vetmja mënyrë që të garantohen zgjedhje të lirë, ta paktën deri sa vendi të jetë një shtet anëtar në BE me të drejta të plota.  Kreu i PD-së foli dhe për shpërblim për ata që raportojnë për shitblerjen e votës dhe çdo krimi tjetër elektoral.

' Derisa Shqipëria të bëhet anëtare e BE, 100 ditë para zgjedhjeve shqiptarët të kenë një qeveri kujdestare për të menaxhuar procesin, për të garantuar zbatimin e ligjeve dhe votën e lirë.  Shitblerja e votës shuan zërin e qytetarëve dhe i jep kontrollin një grushti politikanësh, biznesmenësh dhe kriminelësh të fuqishëm. Reforma zgjedhore është hapi i parë për t’i dhënë fund korrupsionit, për një ekonomi më të fortë dhe anëtarësim në BE. Mënyra e zhvillimit dhe rezultati i zgjedhjeve ndikon direkt në jetën tonë. Me një rezultat të ndershëm përfitojnë të gjithë shqiptarët', shtoi Basha.

Votimi dhe numërimi elektronik ishte një kërkesë e përsëritur dhe e paraqitur nga PD edhe gjatë tryezës së zgjedhores si një mënyrë për sigurim e një rezultati të shpejtë dhe të ndershme. Sa për financimin e partive politike, Basha kërkon që ato të mos varen nga bizneset apo oligarkët e pasur. Gjithashtu kush biznese financon partitë duhet të përjashtohet nga marrja e tenderave publike.

"Identifikim, votim dhe numërim elektronik. Do t’i bëjë zgjedhjet më të ndershme dhe rezultatin më të shpejtë. Financimi i partive, që ato të mos varen nga biznese dhe individë të pasur. Politikanët të varen nga njerëzit dhe të kontrollohen prej tyre. Kush financon partitë, përjashtohet nga marrja e tenderave publikë pas zgjedhjeve, që të mos përfitojnë për shkak të donacioneve për partitë", tha Basha.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tironci 24 c: 07/03/2020 08:00

    Cfare kerkon ore shal ngjitur dhe cfare i keni bere shqiperise dhe neve popullit Ju do shkoni te gjithe ne burgun e Recit dhe aty do vdisni Ne qoftese drejtuesit komuniste dolen nga burgu ju mos ta mendoni se do e shikoni Diellin ndonje here Edhe pjellat e juaja fatin tuaj do ju bjere as do gezojne pasurite e juaja te vjedhura me bllok e laps ne dore ndoshta do ta pesojne me keq nga ju nga kanuni i Vetgjygjesise nga hakmarja popullore se edhe ata jane pjese e krimit tuaj

    Përgjigju
  • Te zgjuarit: 06/03/2020 22:59

    Tani duhen 2 dhoma, qe kur te dalin nga njera, kane tjetren qe trine ;), hajde hunj hajde. Shume pak keni diference inteligjence me byrek e farangrenesit qe ju vijne neper mitingje, ju si kryesi shkoni deri tek qoftet e grate ke pizza

    Përgjigju
  • Al ta: 06/03/2020 19:12

    O gomar italija po' mallkon veten pse Ka parlament dhe senat se nuk Ka dalin dot qeverine pa miratuar nji ligj se mund te kene shumicen ne parlament e nuk e Kane ne senat e kshu fillojne shut blerjet e pislliqeve per ti dhene voten. Po ti si je qepur do grisesh:shal njgjitur Ke lindur e trukar di vdesesh....edhe je ne mekat qe Ke ne kurriz 4 te vrare me ok tend kur te urdheroi salivano. Ptu te qr se je per tu varur per gjuhe ne shesh e Jo te vendosesh te ardhmen e vendit

    Përgjigju
  • Sami: 06/03/2020 15:01

    Ky paska roitur fare! Une them thote. Mendimi im. Ke do fusi ne senar, Salen apo Nanon, Meten apo Rucin? Sa i shpifur. Mire qe sben dot opoziten po ka dhe pordhe. Ik qerohu legen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?