U emërua nga Biden, Senati amerikan nuk miraton David Kostelancik për ambasador të SHBA në Shqipëri! Tejkalon afatet e votimit për rreth 40 diplomatë

4 Janar, 15:19| Përditesimi: 4 Janar, 22:46

  • Share

Senati amerikan nuk e ka miratuar emërimin e David Kostelancik si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.

Ai u emërua ambasador i SHBA në Tiranë nga Presidenti i SHBA, Joe Biden në 24 janar të 2023, por senati në vendimin e marrë më 3 janar parashikon rikthimin e propozimit në zyrën e kreut të Shtëpisë së Bardhë. Burime nga ambasada Amerikane në Tiranë, thanë për Report TV, se bëhet fjalë për një akt procedural që parashikon riparaqitjen e propozimit nëse nuk është miratuar ose refuzuar nga senati deri para pushimeve. 

Në bazë të një klauzole të rregullave të Senatit thuhet se “emërimet që as nuk janë konfirmuar, as nuk janë hedhur poshtë nga Senati në kohën kur mbyllet sesioni legjislativ”, i kthehen Presidentit. Kështu gjatë sesionit që u mbyll në fund të vitit të kaluar seanti nuk futi në rend dite brenda afateve, votimin për konfirmimin e Kostelancik dhe të rreth 40 të emëruarve të tjerë.

Në këto kushte procedura më tej parashikon që presidenti i SHBA Biden mund të çojë sërish të njëjtin emër, atë të diplomatit Kostelancik ose emër tjetër për të marrë miratimin e senatit si ambasador amerikan në Tiranë. Emri që do të miratohet edhe nga senati do të zëvendësojë Yuri Kim, ndërsa aktualisht selia diplomatike e SHBA në Shqipëri drejtohet aktualisht nga i ngarkuari me punë David Vvisner, pas mbarimit të mandatit të Kim në korrik të këtij viti.

Kostelancik njihet si diplomat me një karrierë 30-vjeçare. Në Shqipëri ka shërbyer edhe më përpara në periudhën 1992-1994, si përfaqësuesi i parë për çështjet politike dhe ekonomike në ambasadën e porsahapur amerikane në Tiranë. Para emërimit si ambasador nga Biden, i shërbente si Këshilltar për Politikën e Jashtme i Shefit të Shtatmadhorisë amerikane, Gjeneralit Mark Milley. Diplomati Kostelancik, me origjinë nga shteti i Ilinoit, është diplomuar në Universitetin Northwestern të këtij shteti. Ai flet rusisht, hungarisht, shqip dhe turqisht.

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ethem Lalaj: 04/01/2024 17:04

    Mos dhënia OK e SENATIT ME SHUMICË TË PR,Ka të bëj me Sali Ram Berishën,Pasi Ambasadori RI i PD Amerikane..do vazhdonte taktikën e Ambasadores YURI KIM për të fundosur NON GRATËN si ANTI AMERIKAN për 30 vite,Ku nga 8 Ambssador 7 prej tyre i ka përdhosur sikur të ishin Kryetar të PS në Shqipëri..! Ky është aventurieri nr.1 Sb në 33 vite..!! -Fakti që Ambasadori RI di edhe gjuhën RUSE,tregon se Sb është trëmbur nga LUBIMET RUSE TË SB,IM,LB,MK..e KO..!

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 04/01/2024 15:41

    Grushti i USA do te jete vdekjeprures per kryeministrin aktual shqiptar.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?