Tedi Blushi

Politikë

Protesta/ A do tërhiqet nga mandati për të futur Metën në Parlament? Blushi i shmanget përgjigjes: Jemi mbledhur për votën e lirë jo për këtë!

16 Maj, 17:20| Përditesimi: 16 Maj, 17:48

  • Share

1747409674_kfrck.jpg

Kandidati i Partisë së Lirisë që ka siguruar mandatin e deputetit nga listat e mbyllura në Tiranë gjatë zgjedhjeve të 11 majit, Sekretari i Përgjithshëm Tedi Blushi, iu shmang përgjigjes për pyetjen e gazetarëve gjatë protestës së sotme të opozitës (16 maj), e thirrur nga PD-ja kundër rezultatit të zgjedhjeve.

Ai u shpreh se nuk kishte asnjë koment tjetër përveç respektimit të protestës për votën e lirë.

Blushi u pyet disa herë nëse do e linte mandatin për t’i dhënë mundësinë kryetarit të tij të burgosur prej 21 tetorit 2024 nga SPAK dhe GJKKO që të dalë nga qelia dhe të hyjë në parlament, pasi kjo është e vetmja mënyrë proceduriale sipas Kodit Zgjedhor.

“Nuk kam asnjë koment tjetër vecse të respektojmë këtë protestë për lirinë e votës. Nuk kam punuar kundër Ilir Metës, duhet t’ia bëni të gjithë atyre që kanë punuar ditë e natë kundër Ilir metës. Ju e dini se kush fshihet mbrapa, në kohën e duhur do i keni këto përgjigje. Nuk jemi mbledhur sot për këtë çështje, por për lirinë e votës”, tha Blushi.


Lajmi kryesor:

PD protestë ditën e samitit/ Berisha vjen nga Brukseli: 11 maji masakër elektorale! Mblidhen vetëm një grusht militantësh! PAMJET ME DRON


A.Q/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?