TIRANE - Nëse Ministria e Financave nuk miraton buxhetin prej rreth 11 miliardë lekësh për kompleksin e ri parlamentar, në planin e shpenzimeve të Kuvendit të Shqipërisë është parashikuar një rikonstruksion i sallës së seancës plenare dhe rritja e sigurisë në ambientet e jashtme të Kuvendit.
Godina e Seancave Plenare të Kuvendit është Monument Kulture i Kategorisë së II, dhe ndodhet brenda zonës së mbrojtur të qendrës historike të Tiranës. Rikonstruksioni i kësaj godine do të kushtojë 161 milion lekë.
Për vitin 2020, duke pasur parasysh protesta dhe trazirat e ndodhura gjatë vitit 2019 është kërkuar nga byroja e Kuvendit të vendosen dyer dhe dritare të blinduara në vlerë totale rreth 80 milion lekë.
Me argumentet së duhet të jetë më ekonomik konsumi i karburantit dhe të rritet siguria në lëvizje, në Kuvend nuk do të ketë më autoveturave të viteve para 2012.
Për vitin 2020 janë planifikuar 17 mil lekë për blerjen e 3 autoveturave dhe në vitin 2021 blerja e 2 autoveturave në vlerë 6 mln lekë duke e përfunduar kështu procesin e rinovimit të autoveturave të Kuvendit.
Nëqoftëse se buxheti miraton fondin e kërkuar për ndërtimin e Kompleksit të Ri Parlamentar për 4 vitet e ardhshme, Kuvendi i Shqipërisë nuk do të vazhdojë me projektet e investimeve në lidhje me Rikonstruksionin e Sallës së Seancave dhe Rikonstruksionin e dyerve dhe dritareve.
Deputete, para se te kerkoni Parliament te ti, shkoni shikoni pak jetimoret, azilet, police, ushtaret, unaza e re qe Nuk ka nje cerdhe apo kopesht, onkologjiku, Urgjenca etj etj pastaj vendosni. Une them tju heqin 500 mine leke pension qe merrni per nje mandat, ju doni salltanete te tera. Tmerr.
PërgjigjuTe shihet edhe mundesia e blerjes se 140 automjete te blinduara dhe veshje prej hekri te depuputeteve, se sic parashikohen ngjerjet veshtire do jete dimri i ketij viti, dita zvogelohet nata vjen shpejt ne oren 16 dhe molotovet jane gati
Përgjigju