Protesta e Sali Berishës është zhvilluar me tensione të shumta dhe militantët e deputetët demokratë nuk kanë kursyer as sulmet ndaj gazetarëve, të cilët kanë qenë duke raportuar. Situata ka qenë e tensionuar pothuajse gjatë gjithë kohës dhe militantët i ndërseheshin gazetarëve në momentin, kur ata pyesnin përfaqësues të Partisë Demokratike për humbjen në zgjedhje, duke u thënë se përse nuk i kërkojnë llogari Ramës.
Pjesë e sulmeve ka qenë edhe deputeti demokrat Edi Paloka, i cili madje shfaqet në një video duke i tërhequr me forcë badgen e gazetares Sara Demushi, e madje edhe e ofendon duke i thënë ke vënë yllin e Edi Ramës, por në fakt ajo ishte badge i akreditimit të samitit të Komunitetit Politik Europian.
Paloka: Ke yllin e Edi Ramës.
Gazetarja: Jo nuk është ylli i Edi Ramës, është badge....
Paloka refuzoi që të jepte koment për humbjen e zgjedhjeve, duke sulmuar gazetarët dhe duke thënë se ata përdorin pyetje të përgatitura nga qeveria.
Pjesë e sulmeve nga militantët, ka rënë edhe gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku, por edhe gazetarë të mediave të tjera, si Top Channel, Klan e Euronews.
Lajmi kryesor:
PD protestë ditën e samitit/ Berisha vjen nga Brukseli: 11 maji masakër elektorale! Mblidhen vetëm një grusht militantësh! PAMJET ME DRON
Xh.D/SI.E./ReportTv.al
