Protesta e sotme e thirrur nga Sali Berisha nisi me dhunë që në momentet e para të saj, ku protestuesit u mblodhën para selisë blu dhe me varetë, leva dhe trapanë shqyen dyert e selisë dhe thyen xhamat e saj. Por për Bujar Nishanin ishin protestuesit ata që u dhuna jo vetëm nga mbështetësit e Bashës por edhe nga Edi Rama, që sipas tij dërgoi policinë për të dhunuar demokratët në shtëpinë e tyre. Ndërkohë që policia u thirr nga Luzlim Basha pasi protestuesit kishin pushtuar katin e parë të selisë.
“Edi Rama dhe Drejtori i Policisë së Shtetit kanë kryer një krim të rëndë kushtetues dhe penal sot. Dhunimi barbar i Selisë së Partisë Demokratike dhe mijëra anëtarëve të saj, mbledhur në selinë e tyre është dhuna ekstreme mbi liritë dhe të drejtat themelore politike të qytetarëve shqiptarë. Tutori i Lulzim Bashës përdori të gjithë furinë dhe egërsinë e forcës së shtetit për t’ju imponuar shqiptarëve kryetarin e opozitës. Kjo nuk do të pranohet kurrë. Pluralizmin nuk e dorëzojmë. Tutori i krimit të organizuar dhe shtetit mafioz në Shqipëri nuk do të mund të bëhet dot edhe tutori i opozitës shqiptare. Liria nuk ka çmim“, shkruan Nishani.
Për protestën ka reaguar edhe Majlinda Bregu e cila shkruan se shkatërrimi i PD ka nisur vite më parë.
“Ah sa keq! Ah sa keq! Dhe më kurseni komentet “po ti ku je”, që të mos them përsëri se shkatërrimi i PD-së ka vite që ishte projekti më i qartë politik! “Te porta e parajsës zhvillohet ky dialog, midis heroit tonë kombëtar, Skënderbeut dhe djallit, që sapo ka mbërritur në tokë nga një udhëtim i gjatë plot lajme: Skënderbegu” Si janë pra shqyptarët dhe Shqypnia? Djalli: Si janë? Si i don armiku! “Nën hajat të Parrizit- Gjergj Fishta”, shkruan Bregu.
Sali Berisha dhe militantë e tij zhvilluan 3 orë 'betejë', ku përmes dhunës kërkonin të merrnin selinë blu, por në fund nuk ia arritën qëllimit. Militantët shqyen dyert e jashtme të selisë, por nuk depërtuan më shumë se sa deri te kati i parë për shkak se nuk mundën të shpartallonin dyert e blinduara. Kreu i PD-së Lulzim Basha pas dy orësh protestë ku rebelët e Berishës kishin hyrë në katin e parë të selisë dhe po tentonin të shkonin drejt zyrës së kryedemokratit, kërkoi ndërhyrjen e Policisë për të shtensionuar situatën. Sipas tij jeta e deputetëve ishte në rrezik. Policia ndërhyri menjëherë duke shpërndarë protestuesi. Policia e ka vendosur godinën e selisë si skenë krimi.
Deputetja demokrate Albana Vokshi ka hedhur akuza ndaj Lulzim Bashës duke thënë se ai ishte organizatori i dhunës ndaj demokratëve që ishin sot në selinë e PD. Vokshi shkruan se Basha do mbajë përgjegjësi dhe se është i mbuluar me turp që ngriti shkopat e gomës ndaj demokratëve shkruan se Lulzim Basha sot do të mbajë përgjegjësi për çdo gjë që ndodhi në selinë e PD.
“Lulzim Basha do mbajë përgjegjësi:
– për çdo pikë gjaku demokrati të derdhur sot,
– për çdo shkop gome në kurriz të demokratëve,
– për çdo ml gaz në mushkëritë e demokratëve,
– për çdo gurë apo send të hedhur mbi kokën e demokratëve,
– për çdo minutë në qelitë burgut. Ai do mbajë gjithë jetën vulën e turpit!!”, shkruan Vokshi
Qe kur u fute ti dhe gjithe baxhellat e mundshme, nga kurveria ne politike mori fund edhe PD edhe PS dhe gjithe politika ne Shqiperi.
PërgjigjuO Nishan qe mos qifsh ,mbete niter i Saliut i detzi.Po si ore ka kryer krim kushtetues policia kur shkoi per te shpetuar njetezit qe thurren per ndihme brenda PD.Po te ushte ti ne vend te tyre cfar do thoje ?Pergezo policine per vendosjen e rregullit ,se me nder je qene president i emeruar nga Saliu dhe jo nga shqiptaret.Turp qe shprehesh ne nenyre te tille.Populli nuk duron dhune dhe shkaterrime .Mjaft
PërgjigjuPo sa turp kjo fytyr lopa Albana Vokshi kryehajdutja e partis fundërrin pd del e shfryn si kompresor saureli. Se tani kjo e kupton se ka mbaruar koha e ktyre hajdutve e ska më shanc çfar të vjedhi e të bëj çef e üopulli fukara ska çfar ha e kjo thith lop e mbuluar në miljona euro. O pik e zez çfar llumi ka kjo parti demokratike në fakt kjo parti është fashiste.
Përgjigju