Protesta e dhunshme e Berishës, Vokshi: Basha do mbajë përgjegjësi për çdo shkop gome, ka vulën e turpit

8 Janar 2022, 17:17| Përditesimi: 8 Janar 2022, 17:19

  • Share

Deputetja demokrate Albana Vokshi ka hedhur akuza ndaj Lulzim Bashës duke thënë se ai ishte organizatori i dhunës ndaj demokratëve që ishin sot në selinë e PD. Vokshi shkruan se Basha do mbajë përgjegjësi dhe se është i mbuluar me turp që ngriti shkopat e gomës ndaj demokratëve shkruan se Lulzim Basha sot do të mbajë përgjegjësi për çdo gjë që ndodhi në selinë e PD.

“Lulzim Basha do mbajë përgjegjësi:

– për çdo pikë gjaku demokrati të derdhur sot,

– për çdo shkop gome në kurriz të demokratëve,

– për çdo ml gaz në mushkëritë e demokratëve,

– për çdo gurë apo send të hedhur mbi kokën e demokratëve,

– për çdo minutë në qelitë burgut. Ai do mbajë gjithë jetën vulën e turpit!!”, shkruan Vokshi


Lajmi kryesor:

Protesta e dhunshme e Berishës, reagojnë kundërshtarët e Bashës! Nishani: Dhunove demokratët, ne s’dorëzohemi! Bregu: Shkatërrimi i PD ka nisur vite më parë


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?